Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i tij, Charlie Kirk, ka vdekur pas një sulmi me armë gjatë...
Një numër i serbëve janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut pasi u ndez alarmi dhe më pas u konfirmua se Policia e Kosovës e arrestoi drejtuesin e grupit kriminal “Mbrojtjes Civile”, Milun Milenkoviq, i njohur si Lune.
Në anën tjetër, menjëherë pas këtij arrestimi në qendër të Mitrovicës së Veriut, Kossev raporton se një numër i serbëve u mblodhën në udhëkryqin në rrugën “Lola Ribara”, gjegjësisht afër Shkollës Teknike dhe Shtëpisë së Shëndetësisë. Mes serbëve të mbledhur, janë parë edhe disa nga ata që mbajnë maska.
Jo shumë larg serbëve të mbledhur, në Lagjen e Boshnjakëve ndodhen disa automjete të njësive speciale të Policisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e përshkroi të arrestuarin Milun Milenkoviq si organizatorin kryesor të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj në Zveçan.
Mbi 30 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s kishin mbetur të lënduar në një përplasje me protestuesit e dhunshëm të cilët i goditën me ç’kishin ushtarët, duke hedhur në drejtim të tyre edhe mjete plasëse si shok-bomba dhe molotov.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i tij, Charlie Kirk, ka vdekur pas një sulmi me armë gjatë...
Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pasi një kameraman që kishte shkuar për të filmuar tek shkolla...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha nëse nuk respektohet Kushtetuta...
Një person ka humbur jetën sot në veri të vendit si pasojë e një aksidenti me traktor. Këtë e ka...
Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, më datë 09.09.2025, bazuar në informatat paraprake dhe autorizimet ligjore të parashikuara në...