https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Serbia ende vazhdon t’i vuaj pasojat e Betejës së Koshares, ministri serb: Mos të harrojmë çfarë përjetuam atje

Serbia ende vazhdon t’i vuaj pasojat e Betejës së Koshares, ministri serb: Mos të harrojmë çfarë përjetuam atje
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia vazhdon ta vuaj ende “Betejën e Koshares” edhe 24 vjet pas humbjes poshtëruese të forcave serbe nga UÇK-ja.

Për të kujtuar ushtarët dhe mercenarët e vrarë në Koshare, sot në Novi Sad është hapur objekti i Shoqatës së Veteranëve serbë me emrin “Koshare”.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i cili ka thënë se kjo hapësirë ​​do të përdoret për të edukuar të rinjtë për luftimet në Koshare dhe se shpreson që ngjarje të tilla të shmangen në të ardhmen, transmeton Demokracia.com.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Më vjen mirë që kjo hapësirë ​​përfaqësuese është hapur në qendër të Novi Sadit, në bulevardin Mihajla Pupin përballë Banovinës, dhe që do të ndikojë në harmoninë dhe unitetin e popullit serb. Ky objekt do të jetë një koncept krejtësisht i hapur, ku gjeneratat e reja, të cilët nuk duhet të përjetojnë kurrë atë që kanë përjetuar në Koshare dhe shpresoj se nuk do ta përjetojnë kurrë, do ta kuptojnë se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi”, tha Vuçeviq.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli vitit 1999 deri më 10 Qershor të atij viti në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe ish Ushtrisë Jugosllave (JNA-së). Beteja u zhvillua në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Është njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të suksesshmet e Luftës së Kosovës.

Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë–Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

Në këtë betejë zyrtarisht janë vrarë 108 ushtarë serbë, mirëpo besohet se ky numër është dyfish më i madh duke pas parasysh se në mesin e ushtarëve serbë kishte edhe mercenarë rusë dhe paramilitarë që luftonin kundër UÇK-së.

Poste të ngjashme

Bekim Jashari përkujton 98 civilët e vrarë në Masakrën e Rezallës

Bekim Jashari përkujton 98 civilët e vrarë në Masakrën e Rezallës

05/04/2026, 12:55

Pjesëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari, ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës. Ai ka bërë homazhe në vendin ku...

UÇK, LDK, Adem Demaçi dhe roli i Hashim Thaçit: Ja çka tha avokati mbrojtës deri në këto momente

“Duhet të lirohet”, Dosja finale e dorëzuar në Speciale – si argumentoi Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet

05/04/2026, 12:39

Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale ta shpallë tyë pafajshëm dhe ta...

Gucati nga Rezalla: Këtu sot do të duhej të ishte protagonisti i librit Shkëlzen Gashi

Gucati nga Rezalla: Këtu sot do të duhej të ishte protagonisti i librit Shkëlzen Gashi

05/04/2026, 12:29

Përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta kanë bërë homazhe pranë viktimave të masakrës në Rezallë, ku thanë se aty...

“Mos vini vetëm për vota” Sami Lushtaku nga Rezalla

“Mos vini vetëm për vota” Sami Lushtaku nga Rezalla

05/04/2026, 12:24

Homazhe për viktimat në Rezallë ka bërë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili ka thënë se...

Ymeri reagon rreth çmimit të naftës: Mund të rriten në sekond, shkak mungesa e rezervave

Ymeri reagon rreth çmimit të naftës: Mund të rriten në sekond, shkak mungesa e rezervave

05/04/2026, 12:04

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka vendosur çmimet maksimale ditore për derivate në Kosovë, duke përcaktuar për sot...

Lajmi i fundit

Bekim Jashari përkujton 98 civilët e vrarë në Masakrën e Rezallës

Bekim Jashari përkujton 98 civilët e vrarë në Masakrën e Rezallës

05/04/2026, 12:55
UÇK, LDK, Adem Demaçi dhe roli i Hashim Thaçit: Ja çka tha avokati mbrojtës deri në këto momente

“Duhet të lirohet”, Dosja finale e dorëzuar në Speciale – si argumentoi Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet

05/04/2026, 12:39
Gucati nga Rezalla: Këtu sot do të duhej të ishte protagonisti i librit Shkëlzen Gashi

Gucati nga Rezalla: Këtu sot do të duhej të ishte protagonisti i librit Shkëlzen Gashi

05/04/2026, 12:29
“Mos vini vetëm për vota” Sami Lushtaku nga Rezalla

“Mos vini vetëm për vota” Sami Lushtaku nga Rezalla

05/04/2026, 12:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv