https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Serwer për Asociacionin: Të themelohet vetëm nëse përmbyllet marrëveshja me Serbinë

Serwer për Asociacionin: Të themelohet vetëm nëse përmbyllet marrëveshja me Serbinë
Share on FacebookShare on Twitter

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndonëse shteti më i ri në Evropë ende është shumë larg nga hyrja në këtë bllok, orientimin e ka të qartë: anëtarësim në të gjitha strukturat euro-atlantike.

Një synim i tillë i Kosovës mirëpritet nga shtetet perëndimore, sidomos nga përfaqësues të shumë shteteve anëtare të BE-së që haptazi theksojnë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në familjen evropiane dhe se kjo e fundit nuk është e plotë pa 6-shen.

Megjithatë, BE-ja nuk pritet t’i pranojë brenda saj shtetet të cilat ende nuk i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mes vete, siç ka bërë me Qipron, për të cilën mosmarrëveshja ndërmjet Turqisë dhe Greqisë mbetet ende e pazgjidhur.

E për dy vendet e fundit në Ballkan që u ndanë me luftë, parakusht i BE-së për t’ua hapur dyert është normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes vete.

Tash kur ka një vëmendje të shtuar të komunitetit ndërkombëtar për ta zgjidhur këtë çështje, duket se i gjithë procesi ka ngecur tek një zotim i Kosovës që kishte bërë në Bruksel më 2013 dhe 2015 e që ka të bëjë me themelimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, e të cilin po heziton ta përmbushë.

Klan Kosova i ka dërguar pyetje analistit amerikan dhe ekspertit për Ballkan, Daniel Serwer, për të mësuar se pse është ky insistim kaq i madh i faktorit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit dhe pse Qeveria Kurti po refuzon që ta bëjë atë me kaq ngulm.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Bashkësia ndërkombëtare e kërkon Asociacionin sepse atë e dëshiron Serbia për t’i kontrolluar komunat me shumicë serbe në mënyrë legjitime (Beogradi tashmë ka kontroll de facto mbi komunat me shumicë serbe në Kosovë)”, thotë mes tjerash Serwer.

Ditë më parë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë në KlanKosova, tha se vendi s’duhet të frikësohet nga Asociacioni, pasi, siç u shpreh ai, statutin e tij do ta bashkëshkruajë Kosova.

Edhe Serwer thotë se rrezikimi i funksionimit të shtetit të Kosovës do të varet nga mandati dhe funksionet që do t’i jepen Asociacionit.

“Kurti po e refuzon atë sepse e sheh si kërcënim për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Nëse Asociacioni pengon funksionimin normal të shtetit të Kosovës kjo do të varet nga mandati dhe funksionimi i tij”, deklaroi analisti amerikan.

Serwer thotë po ashtu se nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike dhe fqinjësore me të, “Asociacioni do të ishte më pak i rrezikshëm”.

“Nuk do të doja ta shihja [Asociacionin] të përdorej për ta trasuar rrugën për dialog me Serbinë – vetëm për ta përmbyllur një marrëveshje finale me të”, shton Serwer.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Në këtë linjë është deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti. Ai këmbëngul që Asociacioni nuk duhet të jetë në qendër të marrëveshjes me Serbinë, por në qendër duhet të jetë njohja reciproke.

“Le të zhvillohen sa më shumë takime e diskutime mirëpo për normalizim të marrëdhënieve që na shpie më afër e drejt BE-së për paqe afatgjatë e stabilitet të qëndrueshëm, për siguri për të gjithë pa diskriminuar asnjë njeri, nevojitet njohja reciproke në qendër, jo Asociacioni në qendër, as Asociacioni parakusht, por njohja reciproke në qendër. E ka thënë presidenti Biden, e ka thënë kancelari Olaf Scholz dhe unë po ua përsëris këtu njëjtë”, tha dje kryeministri Kurti.

Poste të ngjashme

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

13/11/2026, 8:26

    Shkruan nipi i të ndjerit, gazetari Safet Zejnullau: “Dje ne Qerret te Kavajes i dhame lamtumiren e fundit...

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

12/11/2026, 16:26

Prishtinë- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton se ka paraqitur...

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

12/11/2026, 8:00

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 12.11.2026, do të ketë punime...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46

Përleshja që filloi me grushte, përfundoi me therje me thikë. Nxënës të shkollave të mesme në Gjilan, të mërkurën i...

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

11/11/2026, 15:17

Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku dyshohet se është...

Lajmi i fundit

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

13/11/2026, 8:26
Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

12/11/2026, 16:26
KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

12/11/2026, 8:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv