https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështetë 100% Serbinë
Share on FacebookShare on Twitter

Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili është njohës  i zhvillimeve politike në Ballkan, në intervistw  për “Lajmet e Fundit” në RTK, deklaroi se e kupton dëshirën e kryeministrit Albin Kurti për të ushtruar autorizimet ligjore në tërë Kosovën.

“Kjo në fakt  është dakorduar edhe nga Serbia me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, tha Serwer duke shtuar se është e qartë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është duke bashkëpunuar dhe përkundrazi, ka krijuar një situatë ku Kosova është braktisur nga aleati më i fuqishëm i saj, SHBA-ja.

“Nuk pajtohem me amerikanët për atë se çfarë po bëjnë, por duhet të jemi realist se Kosova ka nevojë për pranimin nga BE-ja dhe SHBA-ja për të gjitha veprimet që do të ndërmarrë në vijim”, tha profesori Serwer.

Ai u shpreh në këtë intervistë se  më pas, Kosova ka nevojë për pranim nga popullata serbe në veri. Serwer nuk pret që kryetarët e rinj të komunave të jenë në gjendje të ushtrojnë autoritete pa këtë pranim.

Sipas tij nuk është me rëndësi se në cilat objekte do të qeverisin apo do të punojnë. “Por besoj se është me rëndësi që të qeverisin në mënyrë efektive”, tha Serwer.

Më tej ai theksoi është i bindur se do të ketë shumë presion mbi ta që të realizojnë punë për komunitetin serb. “Do të ketë presione dhe tek Kurti për t’ju ofruar resurset e nevojshme, por gjëja kryesore është që tashmë të dilet nga ky lëmsh”, tha Serwer në këtë intervistë.

Profesori amerikan tha se Beogradi e ka kaluar Kosovën me anë të banditëve dhe ata nuk janë kritikuar nga amerikanët për sulmet e tyre ndaj trupave të KFOR-it. “Dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, tha Serwer.

I pyetur se si e shpjegon situatën kur mbajtja e zgjedhjeve nuk është kritikuar, por madje janë cilësuar si të ligjshme dhe të mbajtura në mënyrë të rregullt, ndërkohë që tani SHBA paralajmëron masa ndaj Kosovës, profesori Serwer tha se amerikanët po e mbështesin Beogradin 100%.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Besoj që amerikanët po e mbështesin Beogradin 100% në këtë situatë. Nuk i kanë kritikuar sulmet e banditëve, nuk e kanë kritikuar Serbinë. Amerika ka dalë në anën e këtij ekuacioni 100 për qind”, tha profesori Serwer.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas tij, duhet të ketë një lloj de-eskalimi. “Nuk jam në terren, nuk arrij të flas me njerëzit që të di më saktësi se cili do të ishte veprimi, por supozoj që nëse amerikanët kërkojnë që kryetarët të qëndrojë në objekt tjetër, nuk besoj se ky është problemi më i madh në botë”, tha ai. “E shoh si problem kërkesën e tërheqjes së Policisë së Kosovës”.

Profesori Serwer tha se përshtypja e tij është se ka pasur dhunë minimale nga policia, derisa  dhunë maksimale ka pasur  nga serbët, e sidomos  dje (e hënë).

Poste të ngjashme

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 5 prill në Podujevë ka përfunduar tragjikisht, pasi një 22-vjeçar nuk ka...

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57

Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili dyshohej për përfshirje në një përleshje të shoqëruar me të shtëna...

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43

Reperi i njohur kosovar Buta ndodhet në kërkim policor, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një përleshje të shoqëruar...

Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32

Një përleshje fizike e shoqëruar me të shtëna me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”...

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i babait

11/04/2026, 21:03

  Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, sot i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj....

Lajmi i fundit

Prishtinë: Vdes foshnja që lindi në banesë, Policia nis hetimet

Nuk i mbijeton plagëve: 22-vjeçari ndërron jetë në QKUK pas aksidentit në Podujevë

11/04/2026, 22:05
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici

11/04/2026, 21:57
Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

Incidenti në Ferizaj, Buta në fokus – dyshohet si cak

11/04/2026, 21:43
Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dyshuar në arrati

11/04/2026, 21:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv