https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Serwer: Vuçiq e Kurti nuk duket të jenë gati për një marrëveshje serioze

Serwer: Vuçiq e Kurti nuk duket të jenë gati për një marrëveshje serioze

“Nuk shoh se si Kosova mund të pajtohet të njohë një Asociacion të Komunave të banuara me shumicë serbe që do t’ia shkelte sovranitetin para se të merr njohjen de facto të sovranitetit dhe integritetit territorial nga Serbia”.

Kështu vlerëson profesori amerikan dhe eksperti i çështjeve politike të Ballkanit, Daniel Serwer, kur është pyetur se si e sheh çështjen e Asociacionin në bisedimet që do të zhvillohen në takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel më 27 shkurt në Bruksel.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Presioni ndërkombëtar është i rëndë e veçanërisht ky presion po rëndon mbi Kosovën, thotë profesori Serwer. Megjithatë, në gjykimit e tij, liderët s’kanë gatishmëri për një marrëveshje.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“As Presidenti Vuçiq e as Kryeministri Kurti nuk duket të jenë gati për një marrëveshje serioze”, thotë Daniel Serwer për Insajderin. Megjithatë, ai pezullon një gjykim përfundimtar derisa shton se “duhet të presim e të shohim çfarë do të të ndodhë”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Ishte ndërmjetësi sllovak, Miroslav Lajçak, ai i cili tha se pret që të hënën palët të pranojnë propozimin evropian, dhe se me t’u pranuar ajo zyrtarisht, “do të bëhen [ligjërisht] e detyrueshme për të dyja palët”.

Në një intervistë për agjensionin serb të lajmeve “Tanjug”, Lajçak tha se “për të gjithë është e qartë se nuk i thuhet ‘Jo’ BE’së dhe ShBA’së” në lidhje me planin evropiano-amerikan.

ADVERTISEMENT

“Refuzimi i planit për normalizim do të nënkuptonte refuzim të normalizimit […] Tash as s’dua të flas se cilat do të ishin pasojat negative”, tha Lajçak, derisa shtoi se pret që të hënën të çelet rruga para për një marrëveshje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se më 27 shkurt pret që çështja e Asociacionit të jetë e rëndësisë primare, “ose: faleminderit, kaq ishte”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në anën tjetër, çështjes së Asociacionit ia ka vendosur “gjashtë kushte”, prej të cilave thotë se ajo do të mund të zbatohej vetëm pas njohjes nga Serbia dhe në kuadër të planit evropian, por assesi t’i paraprijë asaj.

Poste të ngjashme

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31

Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim në fillim të javës së ardhshme lidhur me...

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

Vrasje në tentativë, arrestohet një person – i konfiskohen armë e fishekë

13/03/2026, 8:39

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës bën të ditur se për...

Lajmi i fundit

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52
Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv