https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shaban Syla i reagon Adem Salihajt për atentatin e vitit 2000

Shaban Syla i reagon Adem Salihajt për atentatin e vitit 2000
Share on FacebookShare on Twitter

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj, mbrëmë ka dhënë detaje për atentatin që i është bërë në vitin 2000.

Ai tregoi se si ka ndodhur e gjitha ngjarja, mirëpo nuk la pa përmendur edhe emra.

“Janë dy-tre veta me mbiemrin Syla, kushërinj të Azem Sylës”, tha ai, pa e përmendur emrin e njërit prej të dënuarve, Shaban Syla. Mirëpo, ky i fundit i ka reaguar Salihajt përmes një letre duke e quajtur gënjeshtar ish zëvendëskryeministrin.

“E kuptoj bukur mirë se të bëj një reagim ty personalisht Adem, është i pa vlerë. Nuk dua të merrem gjatë me ty se seriozisht nuk ia vlen, por me të vërtetë kjo që më shtynë të kundër reagojë është vetëm një gjë, se ti vazhdimisht je gënjeshtar. Mbrëmë the se ka ndodh një atentat ndaj teje më 12 qershor të vitit 2000, Adem mos, boll gënjeve, boll. A të vjen marre bre me këto gënjeshtra tuat dhe të agjentit të sigurimit shtetëror serb, Nazim Bllacës. Adem, sipas teje, në atë kohë dhe Nazim Bllaca ishim pjesëtarë të SHIK-ut. Adem, boll gënjeve, s’i han pazari më këto gënjeshtra”, tha Syla.

Salihaj mbrëmë foli edhe për një rast të kanosjes që i kishte ndodhur vitin e kaluar, për të cilin djali i Shaban Sylës ishte dënuar me 40 ditë burgim.

“Për rastin tim tentimvrasje janë dënuar njerëzit 24 vite burg dhe e kanë mbajt burgun. Plus djali i njërit prej atyre kryesorëve që kanë dashtë me më vra, më ka kanos vitin e kaluar dhe është dënuar më 40 ditë burg. Unë përditë kam kanosje, unë e di kush më kanos, të njëjtit janë, të njëjtat struktura”, tha ai.

Për këtë rast ka reaguar sot Shaban Syla.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai, në një letër për Express të enjten, ka thënë se djali i tij i kishte thënë që “do të përgjigjet me kanun” dhe sipas tij kjo nuk përbën kërcënim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Sa për rast të kanosjes, nuk e ka kanosur djali im Altion Sylaj, por i ka thënë se do të përgjigjesh me kanun, unë sa për kanun nuk e di që është kërcënim”, tha Syla.

Syla e akuzoi Salihajn se kishte incizuar këngë të një këngëtareje për çka më pas “njerëz të pafajshëm kanë hyrë në burg”.

ADVERTISEMENT

“Adem, Nazim Bllaca drejt prej Beogradit ka ardhë në shtëpinë tënde, keni incizu CD të këngëtares, gruas së Arkanit dhe me këto CD keni çu njerëz të pafajshëm prapa grilave, madje njëri prej tyre edhe ka vdekur. Adem, kurrë ty personalisht nuk të kisha reagu, sepse je i tillë”, tha Syla.

Syla pretendon se në vitin 2005, Salihaj ka bërë një atentat ndaj vetes.

“Fole gjatë mbrëmë për këtë atentat të sajuar, pse nuk fole për atentatin që ia bërë vetes në vitin 2005, vetëm për përfitime qyqare të liga. A ishe ti i SHIK-ut, kush të urdhëroi ta kryesh këtë atentat ndaj vetes, i kujt ishte ai plumb, ajo revole sic kishe gënjyer më plagosi SHIK-u? Por KFOR-i amerikan të mori, ta mori revolen, të shëroi, çudi. Ky akt qyqar, që e keni bërë vetë, e keni plagosur vetën, është i njëjti sikur në vitet 80-ta, Martinoviqi që e kishte bërë me shishen e birrës”, ka thënë Syla./shkruan Paparaci

Poste të ngjashme

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

23/03/2026, 15:08

Që nga ngjarja tragjike me tri viktima në fshatin Majac të Podujevës, vazhdojnë të jepen versione të ndryshime për rastin....

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

23/03/2026, 13:44

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës. Atje e dyshuara ka vrarë 45 vjeçarin Ilaz...

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

23/03/2026, 11:20

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës, ndërsa e...

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

23/03/2026, 10:08

Podujeva e krejt Kosova u tronditën mbrëmë nga një ngjarje e rëndë. Policia mori informatën për të shtëna në Majac...

Pamje ekskluzive nga intervenimi i Policisë në fshatin Majac.

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

23/03/2026, 9:59

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë....

Lajmi i fundit

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

23/03/2026, 15:08
Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

23/03/2026, 13:44
Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

23/03/2026, 11:20
Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

23/03/2026, 10:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv