Është publikuar formacioni i javës së 32-të në Kampionatin zviceran.
Dhe në këtë formacion bëjnë pjesë dy yjet nga Kosova si Xherdan Shaqiri dhe Donat Rrudhani.
Lista dominohet nga Baseli, Luzerni dhe Servette që kanë nga 3 lojtarë dhe Yverdoni me Grasshopersin me nga një.
Shaqa, kishte shkëlqyer në fitoren e Baselit 4-0 ndaj Zurichut ku kishte arritur të shënonte dy gola, ndërsa gjithashtu edhe Rrudhani shkëlqeu me Luzernin, ku shënoi dhe asistoi ndaj skuadrës që posedon kartonin e tij, Young Boys./IndeksOnline/