Gruda kritika të ashpra për Muratin: Po trajtoni buxhetin me joseriozitet, hiqu nga agjenda politike
Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të Ligjit për Buxhet në...

Në takim me gazetarët në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka folur edhe për disponimin aktual të SHBA-së ndaj Kosovës.
“Më duhet të them se në këtë moment, SHBA-ja nuk ka shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa prej interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vendet mosnjohëse, apo puna aktive për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”.
“Ndjejmë shumë keqardhje që situata ka ardhur deri këtu, mirëpo më duhet të jem i sinqertë, kështu është situata. Shpresojmë se kryeministri Kurti do ta marrë këshillën tonë dhe do të marrë menjëherë hapa drejt uljes së tensioneve në veri”.
Sipas tij, ulja e tensioneve e kthen më pas vëmendjen te zbatimi i plotë i Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo pavarësisht këtyre deklaratave të ashpra të ambasadorit amerikan, ende nuk ka një reagim nga presidenca dhe kryeministria.
Deri tani kanë reaguar vetëm përfaqësues të opozitës të cilët kanë kritikuar Albin Kurtin për veprimet e marra pa koordinim me Amerikën.
Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të Ligjit për Buxhet në...
Avokati Taulant Hodaj ka komentuar ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje që kërkoi nga opozita të propozojë tre kandidatë për president. Ai...
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se partia e tij nuk do ta mbështesë Ligjin për Buxhet,...
Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka deklaruar se kjo parti është kundër përshpejtimit apo shmangies së procedurave për miratimin...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti që opozita të propozojë...