https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shefi i BE-së takohet me Abdixhikun, flasin për mbështetjen e opozitës për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i BE-së takohet me Abdixhikun, flasin për mbështetjen e opozitës për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një cicërime në rrjetin e tij social në Twitter, ka njoftuar se është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me të cilin ka biseduar për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Duke iu drejtuar partive opozitare, sot në mëngjes u takova Lumir Abdixhikun dhe lidershipin e LDK-së për të diskutuar nevojën e mbështetjes së tyre për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ai.

Të mërkurën, Szunyog, është takuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“U takova sot me Memli Krasniqin dhe Abelard Tahirin të PDK-së për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe funksionimin efektiv të Kuvendit”.

Ai shtoi se Komisioni Evropian është “në proces të përgatitjes së Raportit për Kosovën për vitin 2023”, dhe potencoi se “ka disa fusha që kërkojnë përparim legjislativ në rrugën evropiane të Kosovës, koha është thelbësore pasi raporti mbulon periudhën deri në 06\2023”./Albanianpost.com

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

 

 

Poste të ngjashme

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13

  Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të...

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe...

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të rëndësishëm diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar me hapjen e shtëpisë së...

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42

27 vite më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një kapitull të ri historik me hyrjen e forcave...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

12/06/2026, 14:38

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, është duke vazhduar në Qendrën e...

Lajmi i fundit

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36
Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27
27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv