https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shefi i ushtrisë serbe: Do t’i mbrojmë serbët dhe joshqiptarët tjerë në Kosovë

Shefi i ushtrisë serbe: Do t’i mbrojmë serbët dhe joshqiptarët tjerë në Kosovë

“Nuk do të ketë “Stuhi” të re dhe ushtria serbe kanë kapacitete për të mbrojtur serbët dhe popullatën tjetër joshqiptare në Kosovë”, ka kërcënuar shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviq.

Në një intervistë për gazetën në shërbim të Vuçiqit, “Novosti”, Mojsilloviq ka pretenduar se “gjendja e sigurisë në Serbi në tërësi është stabile, me ekzistimin e treguesve të destabilizimit të mundshëm të situatës në Kosovë”, transmeton Paparaci.

“Ushtria serbe monitoron kërcënimet e mundshme ndaj Serbisë dhe është në gjendje t’i përgjigjet në mënyrë adekuate të gjitha rreziqeve të sigurisë. Mirëkuptimi i udhëheqjes shtetërore, me komandantin e përgjithshëm dhe presidentin e Republikës në krye, na mundësoi të përmirësojmë aftësitë tona në të gjitha segmentet shumë herë gjatë viteve të fundit dhe krijoi bazën që ushtria serbe të jetë “një faktor parandalues” ​​mbi të cilin duhet llogaritur dhe si rrjedhim një “faktor paqeje” dhe stabiliteti në rajon”, nuk ka harruar Mojsilloviqi detyrën e tij për t’u servilizuar liderit të tij suprem.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai ka pretenduar se “ushtria serbe, si “partner i besueshëm”, vazhdimisht i përmbahet Marrëveshjes Ushtarako-Teknike dhe me KFOR-in arrin bashkëpunim profesional në të gjitha nivelet për të monitoruar situatën në terren dhe për të ulur tensionin dhe për të parandaluar shfaqjen dhe përshkallëzimi i krizave”.

Sa i përket sulmit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, Mojsilloviq ka pretenduar se “ky është një incident serioz i sigurisë dhe për këtë “kërkojmë” nga bashkësia ndërkombëtare që të hedhë dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarje dhe të vendosë përgjegjësinë”.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai po ashtu ka thënë se Serbia qëndron fuqishëm në pozicionin e “neutralitetit ushtarak”.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim me partnerët si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, të vetëdijshëm se ky bashkëpunim kontribuon në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Mendoj se “ka një mirëkuptim” për pozicionin tonë në botë”, ka përfunduar Mojsilloviqi./Paparaci.com

Poste të ngjashme

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05

Një i burgosur ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë. Policia e...

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31

Një vdekje e dyshimtë është denoncuar të ketë ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Sipas burimeve të...

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

31/01/2026, 20:13

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, është rrahur nga Valon Ademi, biznesmen nga Shqipëria që ka...

Lajmi i fundit

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21
Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05
Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv