https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sheholli për zhvillimet në veri: Atje ka persona të armatosur, që as vet qytetarët nuk i njohin

Sheholli për zhvillimet në veri: Atje ka persona të armatosur, që as vet qytetarët nuk i njohin
Share on FacebookShare on Twitter

Në lidhje me situatën në veri, Fatmir Sheholli, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka theksuar se në këto rrethana zgjedhjet në veri nuk duhet të mbahen, dhe se, do të ishte e pajustifikueshme humbja e një jete për hir të zgjedhjeve lokale.

Ai po ashtu tha se sipas tij, edhe ambasadori amerikan në Kosovë, edhe i dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ia kanë bërë të ditur kryeministrit Albin Kurti, që zgjedhjet në veri në këtë situatë janë rrezik i madh.

“Ne Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka tre muaj që i kemi parapri këtyre ngjarjeve nga zyrat që i kemi atje duke i treguar edhe organeve të shtetit që situata është e acaruar dhe ajo mund vetëm të përshkallëzohet. Në këtë kuptim edhe tash kur i kemi këto rrethana të krijuara e kemi dhënë mendimin tonë domethënë profesional që zgjedhjet në veri në këto rrethana nuk duhet të mbahen për arsye se ligji mund të zbatohet edhe më vonë, pra ligji i zgjedhjeve në rrethanat normale. Është e pajustifikueshme edhe humbja e një jete e pafajshme që për hir të mbajtjes së zgjedhjeve lokale e që do të kishin si rezultat krijimin e një atmosfere edhe më të ashpër për arsye se siç po e shifni edhe sot, të gjithë faktorët ndërkombëtarë, prej ambasadorit amerikan këtu e pastaj edhe dje Lajçak gjithashtu i ka thënë kryeministrit Kurti, kurse të hënën edhe Escobar do të ia bëj të ditur që zgjedhjet në veri në këtë situatë të krijuar të kësaj forme çfarë janë, janë rrezik i madh”, deklaroi Sheholli për lajmi.net.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Tutje, ai foli edhe për rrezikshmërinë, duke thënë se në veri të Kosovës ka njerëz të armatosur të maskuar të cilët vetë qytetarët serbë nuk i njohin ata.

ADVERTISEMENT

Pos kësaj, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, shtoi se, në mënyrë që të shtrohet ligjshmëria në veri, duhet bashkëbisedim i përhershëm me serbët lokal.

“E tash a ka rrezikshmëri dhe cilat janë, ne duhet të themi se në veri të Kosovës ka njerëz të armatosur të maskuar dhe njerëz të cilët vetë qytetarët në veri serbë, nuk i njohin kush janë ata. Pra jemi në një situatë ku Kosova nuk ka, të themi, organe në veri të cilat do të mundeshin që të shtrijnë komplet ligjshmërinë në atë pjesë, për ta shtruar ligjshmërinë në atë pjesë neve na u duhet bashkëbisedim i përhershëm, shumë shpesh me serbët lokal, atë që dikur e promovonte z.Kurti”, deklaroi Sheholli.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Po ktheheshin nga Kosova, raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në aksident

06/08/2026, 21:32

Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga...

E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

06/08/2026, 20:55

Shkencëtarët kanë kapur imazhe të sipërfaqes së Diellit me detaje të papara duke përdorur teleskopin diellor më të fuqishëm në...

Përditësimi i fundit: Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare

Përditësimi i fundit: Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare

06/08/2026, 20:44

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka bërë përditësimin e fundit e të dhënave. Bazuar në këto të dhëna, pritjet...

Mbi 60 gjoba e dhjetëra kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë

Mbi 60 gjoba e dhjetëra kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë

06/08/2026, 20:40

Mosdeklarimi i pasurisë brenda afateve ligjore u ka kushtuar me gjoba mbi 60 zyrtarëve publikë në vend. Ndaj tyre, Agjencia...

Daut Haradinaj – Kurtit: Sa mirë po të sheh kombi në çfarë derexhe ke ardhë – mos lësho pe, krejt ose hiç

Daut Haradinaj – Kurtit: Sa mirë po të sheh kombi në çfarë derexhe ke ardhë – mos lësho pe, krejt ose hiç

06/08/2026, 20:04

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke i thënë...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Po ktheheshin nga Kosova, raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në aksident

06/08/2026, 21:32
E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

E paparë më përpara, shikoni çfarë regjistroi teleskopi më i fuqishëm diellor

06/08/2026, 20:55
Përditësimi i fundit: Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare

Përditësimi i fundit: Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare

06/08/2026, 20:44
Mbi 60 gjoba e dhjetëra kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë

Mbi 60 gjoba e dhjetëra kallëzime penale për mosdeklarim të pasurisë

06/08/2026, 20:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv