https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shënohet 25 vjetori i Betejës së Llapashticës

Shënohet 25 vjetori i Betejës së Llapashticës
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Me organizim nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dega në Podujevë u shënua 25 vjetori i Betejës së Llapashticës.
Aktivitetet filluan nga “Kompleksi Memorial i Dëshmorëve” në Penuhë, ku u bënë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, në të cilat morën pjesë; Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deputetë, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Hilmi Hoxha, drejtorë komunal, komandantë të ZOLL-it, veteranë të luftës, familje të dëshmorëve dhe qytetarë, pas homazheve në Penuhë delegacioni vazhdoi për homazhe tek lagjja e Kastratëve në Obrançë dhe më pas tek Tabet e Llapashticës aty ku u mbajt manifestimi përkujtimor për Betejën e Llapashticës.
Në shënim të kësaj dite u mbajt edhe aksioni vullnetar për dhurimin e gjakut, e organizuar nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Në fjalën para të pranishmëve në manifestimin përkujtimor fjalë rasti në emër të institucionit të komunës e mbajti, Bahri Selimi i cili tha; “Beteja e Llapashticës zë vend shumë të rëndësishëm në kalendarin e ngjarjeve historike të rezistencës së armatosur të UÇK-së. Idealet për të cilat ranë dëshmorët: Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zejnullahu, Miftar Zenjullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati janë udhërrëfim për ne të gjallët se si duhet atdheu e se si sakrifikohet për liri. Luftëtarët e kësaj beteje dëshmuan se fati i Kosovës ishte më i rëndësishëm se fati individual i secilit nga ta.”
Fjalë rasti në manifestimin përkujtimor për betejën e Llapashticës mbajtën edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i ZOLL-it, Rrustem Mustafa dhe përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta dega në Podujevë, Xhemshit Gashi.
Pas fjalimeve ishte përgatitur edhe programi artistik ku u recitua një poezi dedikuar dëshmorëve të rënë në këtë betejë, u këndua një këngë nga Muhamet Ahmeti dhe një valle nga të vegjlit nga “Flaka e Llapit”.

Poste të ngjashme

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

24/04/2026, 20:57

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se, reformat zgjedhore s’mund dhe s’duhet të bëhen kur zgjedhjet janë ‘’në prag’’, duke...

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

24/04/2026, 20:35

Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Hagë, ka postuar një status ku ka përcjellë mesazhin e...

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke iu bashkuar kritikave për mënyrën...

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Lajmi i fundit

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

24/04/2026, 20:57
Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

24/04/2026, 20:35
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv