Sot, më 20 maj në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Bletës, Drejtoresha e Administratës në Komunën e Podujevës, znj. Valbona Ibishi, së bashku me zyrtarë komunalë, kryetarin e Shoqatës së Bletarëve, z.Raif Muçolli dhe fermerë e vizituan bletarin Bedri Statovci në fshatin Batllavë.
Raif Muçolli foli për punën, angazhimet dhe sfidat me të cilat përballen bletarët, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet lokale.
Drejtoresha Ibishi e përgëzoi fermerin Statovci për punën e vyer në kultivimin e bletëve dhe po ashtu përfaqësuesin e Shoqatës për rolin e saj në zhvillimin e sektorit të bletarisë në Komunën e Podujevës, duke u zotuar për mbështetje të vazhdueshme.
Gjatë vizitës, fermeri Statovci prezantoi punën e tij shumëvjeçare në fushën e bletarisë, si dhe laboratorin e tij të apiterapisë, ku trajton persona me probleme të ndryshme të bronhitit përmes produkteve natyrore të bletës.
Me këtë rast, Shoqata e Bletarëve ndau një mirënjohje për punën dhe kontributin e çmuar të fermerit Bedri Statovci, si dhe një mirënjohje post-mortem për familjen e ish-anëtarit të Shoqatës, Hamit Shala, i cili ndërroi jetë kohë më parë.
20.05.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim