Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit goditi ishullin jugor të Filipineve, Mindanao, mbrëmjen e kaluar.
Filipinet dhe Indonezia kanë lëshuar paralajmërime për cunami, raportoi BBC.
Sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit ishte rreth 20 kilometra larg bregdetit të qytetit Manay, në orën 9:43 të mëngjesit sipas kohës lokale.







