https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shkelën rëndë ligjin për tenderin e insulinave, shefit të prokurimit i merret licenca, zyrtarit i shqiptohet vërejtje me shkrim

Shkelën rëndë ligjin për tenderin e insulinave, shefit të prokurimit i merret licenca, zyrtarit i shqiptohet vërejtje me shkrim
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të shkeljeve të rënda dhe të vazhdueshme të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KPRR) ia ka anuluar certifikatën e prokurimit, shefit të Prokurimit të Ministrinë e Shëndetësisë Ismet Hyseni, deri sa zyrtarit të Prokurimit të kësaj ministrie Berat Marmullakut, po ashtu për shkelje të LPP-së i ka shqiptuar vërejtje me shkrim.

image 28

Në vendimin e KRPP-së të siguruar nga “Front Online” thuhet se Hyseni ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, fillimisht duke bërë dy zgjidhje kontradiktore, ku për të nijetin aktivitet Prokurimi, për të njëjtin produkt, me të njëjtat kritere në Dosje të Tenderit (DT) në fillim Operatorin Ekonomik (OE) “Pharma Leader” e rekomandon për kontratë për lotin I dhe III, deri sa më pas duke u bazuar në raportin e rivleresimit të datës 04.03.2021 për të njëjtin aktivitet prokurimi, për të njëjtin produkt, me të njëjtat kritere në Dosje të Tenderit, me çmim më të shtrenjtë Operatorin Ekonomik “Meditech” e rekomandon për kontratë.

image 27

“Duke mos respektuar vendimin e OSHP-së dhe duke anuluar aktivitetin e Prokurimit në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së I ka vazhduar shkeljet ligjore të cilat me cilat me Rregullat dhe Procedurat e Dhënies dhe Revokimit të Certifikatës Profesionale për Prokurim Publik konsiderohen si shkelje të rënda. Si rrjedhojë e kësaj komisioni propozon anulimin e certifikatës së prokurimit për Ismet Hysenin” thuhet në vendimin e KRPP-së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
image 26

Aty më tutje thuhet se sipas nenit 40.3 I Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik (RRUOPP) paragrafi fundi përcakton se secili anëtari komisionit do të nënshkruaj deklaratën duke përdorur formën standarde të aprovuar nga KRPP-ja. Këtu thuhet se secili anëtar merr përgjegjësi të plotë individuale për vlerësimin e kryer të ofertës sa i përket vlerësimit teknik.

image 25

“Bazuar në këtë nen dhe bazuar në raportin e vlerësimit të ofertave vlerësojmë se Berat Marmullaku është pjesë e procesit. Duke u bazuar në kronologjinë e këtij raporti, të gjeturat e komisionit lidhur më ketë aktivitet dhe vendimin për anulimin e këtij aktiviteti në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së të proceduar nga Ismet Hyseni e të cilin Berat Marmullaku në cilësinë e ZPP-së e ka lënë në fuqi duke mos përmirësuar shkeljet ligjore që janë bërë me ketë vendim, Komisioni i rekomandon bordit që t’i shqiptohet vërejte me shkrim” thuhet më tutje në vendimin e KRPP-së.

image 24

Marmullaku fajin ia hedh shefit të tij Ismet Hysenit

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë marrjes në pyetje nga komisioni i KRPP-së Berat Marmullaku ka thënë se vendimi për anulimin e këtij procesi të prokurimit nuk është i tij, por i shefit të tij Ismet Hyseni, e që sipas tij sapo e ka marrë ketë vendim ai ka shkuar në pushim mjekësor.

ADVERTISEMENT
image 23

” Duke u bazuar në gjendjen faktike, lidhur me ketë, gjatë shqyrtimit të kërkesës së OSHP-së për komisionin ishte e paqartë se si të vazhdoj ta trajtoj ketë kërkesë pasi që vendimi i cili ishte marrë në kundërshtim me ligjin e që OSHP-ja pretendonte është proceduar nga berat Marmullaku komisioni ka gjetur se i nijeti vendim është proceduar nga menaxheri i Prokurimit, andaj OSHP-së iu drejtua me një kërkesë shtesë për këtë çështje. OSHP-ja ka kthyer përgjigje duke i dërguar disa dëshmi që shumica përfshinin korrespodenca të Berat Marmullakut me bordin e OSHP-së dhe ekspertin e shqyrtimit të ankesave” thuhet më tutje në vendimin e KRPP-së.

Në bazë të ligjeve dhe rregullave të Prokurimit, mos zbatimi i vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit paraqet shkelje të rëndë ligjore.

Poste të ngjashme

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42

Drejtori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, ka bërë të ditur se procesi i shtrirjes së shërbimeve në...

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

26/07/2026, 16:00

Policia e Kosovës shënoi sot Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë, përmes një sërë aktivitetesh përkujtimore, në...

Osmani në ditën memoriale të policëve të rënë: Lavdia për ta do të jetë e përjetshme

Osmani në ditën memoriale të policëve të rënë: Lavdia për ta do të jetë e përjetshme

26/07/2026, 14:28

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka kujtuar policët e rënë në kryerje të detyrës, ndërkohë i ka falënderuar të gjithë zyrtarët që...

Treni ndalet në Klinë, telat e rrymës bien mbi të

Treni ndalet në Klinë, telat e rrymës bien mbi të

26/07/2026, 14:03

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Kosovë, përkatësisht në Klinë, ku një tren është detyruar të ndalet pasi telat...

Kurti nga vendi ku është vrarë polici Enver Zymeri: Drejtësia do të veprojë, asnjë kriminel s’do të mbijetojë pa u ndëshkuar

Kurti nga vendi ku është vrarë polici Enver Zymeri: Drejtësia do të veprojë, asnjë kriminel s’do të mbijetojë pa u ndëshkuar

26/07/2026, 13:20

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri në Varage...

Lajmi i fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri

26/07/2026, 17:42
Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Homazhe për Afrim Bunjakun dhe zbulimi i shtatores së Enver Zymerit, shënohet Dita Memoriale e Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

26/07/2026, 16:00
Osmani në ditën memoriale të policëve të rënë: Lavdia për ta do të jetë e përjetshme

Osmani në ditën memoriale të policëve të rënë: Lavdia për ta do të jetë e përjetshme

26/07/2026, 14:28
Treni ndalet në Klinë, telat e rrymës bien mbi të

Treni ndalet në Klinë, telat e rrymës bien mbi të

26/07/2026, 14:03
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv