https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shkolla me pesë ndërrime në Viti, puna për objektin e ri nuk ka përfunduar as pas 7 vitesh

Shkolla me pesë ndërrime në Viti, puna për objektin e ri nuk ka përfunduar as pas 7 vitesh

Ndërtimi i objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidema” në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë ka filluar prej 7 vitesh, por ende nuk është finalizuar. Nxënësit e kësaj shkolle janë detyruar të vijojnë mësimin në objektin e shkollës së mesme “Kongresi Manastirit” por jo në kushte të rregullta të procesit mësimor. Ndonëse autoritetet thonë se janë katër ndërrime, në fakt mësimdhënësit dhe nxënësit tregojnë se janë pesë ndërrime me vetëm 25 minuta për një orë mësimi.

Investitor i projektit për ndërtimin e kësaj shkolle është Ministria e Arsimit, ndërsa menaxhimi i ishte lënë Ministrisë së atëhershme të Administratës Publike, që tani me riorganizimin e ri i bie Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Punët e vrazhda dhe lyerja e hapësirave, së bashku me instalimet elektrike ka përfunduar, por nga brenda ende ka shumë punë për të bërë që kjo shkollë të jetë funksionale. Sipas projektit, punimet e të cilit kanë filluar në vitin 2016, shkolla duhet të ishte gati në vitin 2019.

Drejtohesha e shkollës “Halil Alidema”, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, tha se ndërtimi i objektit të shkollës ka ngecur për shkak se operatori ka qenë i papërgjegjshëm, derisa kërkon nga Ministria e Arsimit që të ketë prioritet ndërtimin e objektit të shkollës.

“Ndërtimi i objektit të ri shkollor është ndërprerë pasi që operatori nuk ka qenë i përgjegjshëm, ku si pasojë e kësaj, lënda së fundmi është dërguar edhe në OSHP (Organin Shqyrtues të Prokurimit). Ndërtimi i këtij objekti shkollor është projekt i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kërkesë e vazhdueshme e stafit të shkollës, prindërve, është që MASHT-i dhe Ministria e Punëve të Brendshme të kenë prioritet përfundimin e objektit tonë shkollor sa më parë, sepse duhet respektuar gjithë përfshirja edhe nxënësit tanë duhet të kenë të drejtën për të mësuar në objektin e tyre shkollore”, tha Pira.

Shkolla “Halil Alidema” dikur kishte një objekt të sajin të vetin, por tërmeti i nëntorit të vitit 2019 që goditi Shqipërinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Kosovë, e bëri të papërdorshëm atë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Arta Ajeti deklaroi për KosovaPress se institucion kanë bërë kërkesa tek institucionet qendrore që të përfundojë objekti i ri.

Ajeti: Kemi bërë shumë kërkesa në MASHTI

“Shkolla fillore në Pozheran që është ‘Halil Alidema’ ka filluar të ndërtohet që nga viti 2016 d.m.th. tash shtatë vite ka ngecur ndërsa shkolla e vjetër që ka qenë aty është dëmtuar nga tërmeti (nëntor 2019) në Shqipëri. Nga ekspertë është vërtetuar që nuk është objekt që mund të zhvillohet procesi mësimor, prandaj jemi detyruar ta rrënojmë. Ndërsa nxënësit e shkollës fillore i kemi zhvendosur në objektin e shkollës mikse që e kemi ‘Kongresi Manastirit’ atje janë katër ndërrime. Rregullisht bëjmë shkresa si Drejtori e Arsimit bashkë me Komunën, rregullisht bëjmë shkresa atje, ende nuk kemi asnjë përgjigje” tha Ajeti.

Ajeti u shpreh se kjo situatë po dëmton nxënësit dhe mësimdhënësit , derisa theksoi se kanë pasur edhe protesta për ndërtimin e shkollës.

Drejtoresha Ajeti tha se nga Ministria e Arsimit kanë marrë përgjigje se lënda është në shqyrtim por deri më tani asnjë hap nuk është ndërmarrë.

Ajeti: Vitin e kaluar kishim edhe protesta

“Kërkesa ime është që sa më shpejt të bëhet një zgjidhje sepse është viti i tretë që fëmijët tonë janë më katër ndërrime dhe ora është 20 minuta e cila nuk ka efekt d.m.th. jo që shkon në dëmtim të nxënësve po ashtu edhe për normal edhe tek mësimdhënësit, kështu kemi pasur edhe ankesa nga prindërit, kemi pasur vitin e kaluar edhe protesta dhe i kuptoj plotësisht… Ishim në kontakt me Ministrinë e Arsimit dhe ata vetëm na kanë informuar se lënda është në OSHP”, shtoi Ajeti

Mësimdhënësit e kësaj shkolle fillore janë të shqetësuar së procesi mësimor nuk është efektiv dhe kështu po dëmtohen nxënësit.

Profesori Drilon Pira thotë se një orë mësimorë prej 25 minutash është e pamjaftueshme për mësimdhënie dhe mëximnxënie.

Pira: 25 minuta ora mësimore pa asnjë efekt për nxënësit

“Pa dyshim që është mjaftë e vështirë sepse 25 minuta janë të pamjaftueshme nevojat e nxënësve, sidomos nga një mësimdhënës por edhe mësimnxënia nuk është efektive në këtë aspekt, prandaj thirrjet tona duhet të jenë ndaj të gjithëve… Ne kemi vazhduar mësimin në këtë objekt ku jemi tani po mundohemi të rikuperojmë ato mungesa që kanë nxënësit por presim, lutemi në çfarë do forme procedurat administrative mos me qenë problematike për ndërtimin e shkollës se re”, tha Pira.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërsa profesoresha Fitore Halili tha se orën e saj të artit figurativ e ka të pamundur të zhvillojë për vetëm 25 minuta.

Halili: Nuk mund të zhvillojë orën për 25 minuta

“Është e pamundur për të realizuar një orë mësimore sa i përket sidomos lëndës time të artit figurativ të zhvillohet një orë e mësimit tash si duhet me një kohë kaq të shkurtër… Gjithmonë është kërkesa jonë tash e sa vjet por është e pamundur më mbërri atë çka ne po e duam”, tha Halili.

Prindërit nuk janë aspak të kënaqur me situatën aktuale. Liridona Alabaku, e cila ka dy fëmijë në këtë shkollë, bëri të ditur se mësimi për fëmijët e saj zgjat vetëm dy orë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Alabaku: Fëmijët e mi gjatë ditës vetëm dy orë mbajnë mësim

“Procesi mësimor që katër vite është tmerr i Zotit, djalin e kam klasën e tretë, të madhin në klasën e pestë, mësimi fillon në 12:15 mbaron në 14:15. Vetëm dy orë është shumë pak po ishalla bëhet mirë, edhe për neve, edhe për fëmijët se mësimi është katastrofë. Shkolla është ndërtuar vetëm se nuk është kompletuar sa duhet qe sa vite, fëmijët e mi me këtë orarë, katastrofë” tha Alabaku.

Edhe nxënësit nuk janë aspak të kënaqur. Lorjana Halabaku, nxënëse e klasës së pestë, thotë se mësimi fillon shumë vonë dhe nuk po ndikon mirë tek ajo.

Halabaku: Nuk ka efekt ky ndërrim i pasdites

“Jam në klasën e në ndërrimin e pestë dhe mësimi fillon në ora 17:20 dhe mbaron në 17:55 dhe nuk kemi shumë efekte të mira të mësimit dhe shpresojmë që sa më shpejt me u ndërtuar shkolla e re”, u shpreh Halabaku

ADVERTISEMENT

Edhe Lejla Pira, nxënëse në këtë shkollë, tha se presin që ndërtimi shkollës të përfundojë sa më shpejtë dhe t’i rikthehen procesit normal mësimor.

Pira: Pres që të fillojë mësimin në shkollë me orar të rregullt

“Ora mësimore tek ne është vetëm 25 minuta kemi dëshirë me ndërtuar shkollën e re që me pas orën si shkollat tjera”, shtoi Pira

Në lidhje me përfundimin e objektit të ri të shkollës “Halil Alidemi”, KosovaPress ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Arsimit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Post Views: 527

Poste të ngjashme

Osmani insiston: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj

Osmani insiston: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj

23/09/2025, 15:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka kontribuar në mbrojtjen e situatës nga...

Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

23/09/2025, 11:32

Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh Poliklinika Specialistike në Podujevë ka nisur...

Arrestohen 21 persona në kuadër të zbatimit të urdhëresave gjyqësore

Arrestohet i mituri në Podujevë, e bën për spital një të mitur tjetër

23/09/2025, 9:40

Një i mitur është arrestuar në fshatin Ballofc të Podujevës, pasiqë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një të...

Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

23/09/2025, 9:31

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e Poliklinikës Specialistike në Podujevë. Kurti tha se...

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

Pamje nga Klina ku dy persona humbën jetën në aksident

23/09/2025, 7:30

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë mes një kamion transportues, një kombi dhe një veturë ka ndodhur në Zajm...

Lajmi i fundit

Osmani insiston: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj

Osmani insiston: Trump parandaloi tentimin e Serbisë për përshkallëzim në muajin maj

23/09/2025, 15:48
Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

Kurti në Podujevë: 15 shërbime të reja në Poliklinikën Specialistike – investim prej 2.43 milionë eurosh

23/09/2025, 11:32
Arrestohen 21 persona në kuadër të zbatimit të urdhëresave gjyqësore

Arrestohet i mituri në Podujevë, e bën për spital një të mitur tjetër

23/09/2025, 9:40
Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

Hapet zyrtarisht Poliklinika Specialistike në Podujevë – investim mbi 2 milionë euro

23/09/2025, 9:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv