https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shkolla “Xhavit Ahmeti” paditi Qeverinë, Supremja e aprovon si të themeltë

Shkolla “Xhavit Ahmeti” paditi Qeverinë, Supremja e aprovon si të themeltë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 21 të Rregullores (QRK) Nr.19/2024 për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të personelit në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka vendosur në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së paditësit, Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhavit Ahmeti”, kundër të paditurave, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, lidhur me shfuqizimin e nenit 21 të Rregullores Nr.19/2024 për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve, Mësimdhënësve, Bashkëpunëtorëve Profesionalë, Asistentëve, Instruktorëve dhe Sekretarëve në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësuese të Arsimit Parauniversitar.

Pas shqyrtimit gjyqësor publik, Supremja ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditësit, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme vlerëson se “Qeveria ka pasur kompetencë kushtetuese dhe ligjore për nxjerrjen e rregullores, mirëpo neni 21 i saj nuk është në përputhje me nenin 35, paragrafi 4 të Ligjit Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës”.

Sipas Gjykatës, “Ligji për Arsimin Parauniversitar, si ligj i veçantë (lex specialis), përcakton qartë se përzgjedhja e mësimdhënësve bëhet nga një komision i themeluar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, ku përfshihen edhe drejtori i institucionit arsimor dhe përfaqësuesit e Këshillit Drejtues”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkaq, neni 21 i Rregullores Nr.19/2024 kishte ndryshuar këtë përbërje duke përjashtuar këta përfaqësues, gjë që sipas Gjykatës bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi dhe me parimin e hierarkisë së akteve juridike.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Rregullorja në fjalë, respektivisht neni 21 i saj, rezulton se është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, pasi ndryshon përbërjen e organit vendimmarrës të përcaktuar me ligj, duke përjashtuar subjekte që ligji i konsideron pjesë përbërëse të domosdoshme të këtij procesi”, thuhet në komunikatë.

Gjykata Supreme ka theksuar se aktet nënligjore duhet të jenë në funksion të zbatimit të ligjit dhe nuk mund të ndryshojnë apo kufizojnë dispozitat e përcaktuara me ligj. /Klankosova.tv

Poste të ngjashme

Mërgimi flet për Klanin, Sami Lushtaku akoma nuk është lajmëruar në Polici

Mërgimi flet për Klanin, Sami Lushtaku akoma nuk është lajmëruar në Polici

15/05/2026, 15:43

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akoma nuk është lajmëruar në  Polici, lidhur me incidentin në të cilin u përfshi me...

Intervistimi i Lushtakut, OVL e UÇK-së bën thirrje për mobilizim dhe përkrahje në Skenderaj

Intervistimi i Lushtakut, OVL e UÇK-së bën thirrje për mobilizim dhe përkrahje në Skenderaj

15/05/2026, 15:41

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ftuar të gjithë veteranët dhe qytetarët, që të nisen drejt Skenderajt dhe...

Mërgim Lushtaku dhe dhjetëra qytetarë grumbullohen para Policisë në Skenderaj

Mërgim Lushtaku dhe dhjetëra qytetarë grumbullohen para Policisë në Skenderaj

15/05/2026, 15:15

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është duke u intervistuar në stacionin policor në këtë qytet, lidhur me incidentin...

Punimet në Kardiologji, ankohen pacientët / drejtori Shatri: Po punohet në një pjesë të izoluar

Punimet në Kardiologji, ankohen pacientët / drejtori Shatri: Po punohet në një pjesë të izoluar

15/05/2026, 15:06

Në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pacientët përveç sëmundjeve, po pretendojnë se po përballen me...

Lushtaku po intervistohet në Polici, shefi i grupit të PDK-së në Skenderaj thirrje qytetarëve të mblidhen para stacionit

Lushtaku po intervistohet në Polici, shefi i grupit të PDK-së në Skenderaj thirrje qytetarëve të mblidhen para stacionit

15/05/2026, 15:04

Shefi i grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Alban Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen...

Lajmi i fundit

Mërgimi flet për Klanin, Sami Lushtaku akoma nuk është lajmëruar në Polici

Mërgimi flet për Klanin, Sami Lushtaku akoma nuk është lajmëruar në Polici

15/05/2026, 15:43
Intervistimi i Lushtakut, OVL e UÇK-së bën thirrje për mobilizim dhe përkrahje në Skenderaj

Intervistimi i Lushtakut, OVL e UÇK-së bën thirrje për mobilizim dhe përkrahje në Skenderaj

15/05/2026, 15:41
Mërgim Lushtaku dhe dhjetëra qytetarë grumbullohen para Policisë në Skenderaj

Mërgim Lushtaku dhe dhjetëra qytetarë grumbullohen para Policisë në Skenderaj

15/05/2026, 15:15
Punimet në Kardiologji, ankohen pacientët / drejtori Shatri: Po punohet në një pjesë të izoluar

Punimet në Kardiologji, ankohen pacientët / drejtori Shatri: Po punohet në një pjesë të izoluar

15/05/2026, 15:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv