Të premten në mesditë në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë u shkrep arma e zjarrit.
Sipas njoftimit të policisë, të shtënat me armë ndodhën gjatë një ahengu, derisa në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan 34 gëzhoja, derisa në shtëpinë ku u mbajt festa nuk u gjet asgjë e dyshuar.
Hetimet mbi rastin janë ende po vazhdojnë, transmeton Klankosova.tv.
“Raportohet se gjatë një ahengu ka pas të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 34 gëzhoja ndërsa, gjatë kontrollit në shtëpinë ku është mbajtur ahengu nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.