https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shkuarja e bashkatdhetarëve, bie blerja nëpër dyqane në Kosovë

Shkuarja e bashkatdhetarëve, bie blerja nëpër dyqane në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga përfundimi i sezonit të verës veçanërisht nga shkuarja e bashkatdhetarëve në masë të madhe kanë rënë blerjet në Kosovë. Bizneset thonë se një gjë e tillë është vërejtur që nga kthimi i bashkatdhetarëve në vendet e tyre ku jetojnë. Ata konsiderojnë se ditëve të fundit kanë rënë blerjet për 70 për qind, për çka vlerësojnë se diaspora po e mban ‘gjallë’ Kosovën. Kthimi i tyre po vërehet edhe nga qytetarët, të cilët shprehen se rrugët tashmë janë boshe dhe gjithçka duket më e zbehtë.

Pronari i një dyqani në Vushtrri, Avni Dushi, thotë se nga fillimi i këtij muaji vërehet dukshëm rënia e fluksit të mërgimtarëve, derisa shton se ka edhe rënie të punës për rreth 80 për qind.

“Mirë ka qenë kjo sezone, ka qenë pak e shkurt, mirëpo kur po vinë mërgimtarët po e ngjallin. Pa ata nuk kemi të gjallë në Kosovë… Tash ka rënie për rreth 80 për qind të punës, nëse vazhdon me këtë trend, nuk do me mbet askush”, thotë Dushi.

Edhe shitësi i cigareve, Jeton Pantina, pohon se nga shkuarja e mërgimtareve ka rënie të shtijës për rreth 50 për qind.

“Ka rënie tash 50 për qind prej që janë shkuar mërgimtarët prej 1 shtatori…Ata e mbajnë vendin…50 për qind kemi punë më shumë, ata i kanë paratë e gatshme”, thotë Pantina.

ADVERTISEMENT

Po ashtu, edhe shitësi me produkte vendore, Haki Pllana thotë se nga shtatori ka rënie të shitjes për rreth 50 për qind.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Shtija ka rënë shumë, por sërish ka pak shitje… Por, krahasim me qysh ka pas, nuk ka, për nja 50 për qind ka rënë shitja… Gjithmonë kanë thënë se është infuzion i Kosovës, dhe do të jetë”, thotë Pllana.

Për kontributin e madh të diasporës flasin edhe qytetarët.

Qytetari, Rexhep Krasniqi thotë se me ardhjen e diasporës gjallërohet edhe vendi.

“Ka rënë shitja, tash s’ka më…Shumë më pak, pa pare ku me hy. Shikova në dyqan, por s’ka pare…06:20 Si vinë ata, ne këndellemi menjëherë, ndërkaq si të shkojnë, ndoshta me vdekë jo, veç si afër”, thotë Krasniqi.

Edhe qytetari, Mahmut Qirezi thotë se ardhja e diasporës e rrit ekonominë e vendit.

“Puna ka rënë shumë bile. Nëse kjo çështja e mërgimtarëve, është e përkohshme, nëse struktura jonë politike nuk angazhohen për zhvillimin e vendit është e kotë.. Kur t ‘vinë ata, me siguri i japin shtytje vendit…Ka pas shumë gjallëri, tash qyteti është shumë i zbehtë, prej që kanë shkuar mërgimtarët, sa kanë qenë ata ka qenë një gjallëri e ndjeshme…Ata të ardhurat i kanë lënë këtu”, Qirezi.

Se vërehet dukshëm mungesa e mërgimtarëve në vend, e thotë edhe qytetari, Skënder Shahini.

“Tjetër ka qenë qyteti kur kanë qenë mërgimtarët, tjetër tash, ka rënë çdo gjë…Ata japin shtytje vendit shumë bile… Tash nuk ka as shumë njerëz në qytet, ata kanë gjallëruar gjithë vendin”, thotë Shahini.

Ndërkaq, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj thotë për KosovaPress, se e vetmja mundësi që sjell më shumë të ardhura në vend, është diaspora, porse sipas tij, fuqia ekonomike që po sjellin mërgimtarët nuk po kthehet në investime të duhura.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“E vetmja mundësi na ka mbet diaspora. Në këtë drejtim për fat të mirë i kemi dy ardhje, edhe në sezonin e verës dhe atë të dimrit. Por, duhet të kemi të qartë se diaspora të vetmin ndikim që e ka, është te pjesa tregtisë, në ahengje, po ashtu edhe tek pandashmëritë, por që kanë një efekt të vetin. Për fat jo të mirë ende atë fuqi ekonomike që ka diaspora nuk po dimë të kthejmë në investime që do ishin të mirëseardhura për ekonominë e vendit… Zakonisht në shtator, tetor deri në nëntor, ka ulje të aktiviteteve, sidomos tek qendrat tregtare. Ne duhet të vlerësojmë ardhjen e diasporës, sepse është infuzion ekonomik pa dyshim”, thotë Kadriaj për KosovaPress.

Bashkatdhetarët përveç remitencave, kontribuojnë edhe me shpenzimet e tyre gjatë vizitave në Kosovë në pushimet verore dhe gjatë festave në dimër.

Ndërsa, vlera remitencave në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka arritur 635 milionë euro, që paraqet rritje prej 13 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Deri tash dërgesat e shumta nga diaspora nuk është që janë kanalizuar në investime, pasi shpesh institucionet janë fajësuar se nuk krijuan kushte dhe ofertë të veçantë për tërheqjen e investitorëve.

Poste të ngjashme

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

E rëndë: Vetaksident , humb jetën një person

29/04/2026, 9:16

Një person  ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë së martës në Gjakovë. Sipas policisë,...

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Kriza s’ka fund: Kosova shkon në zgjedhjet e pesta pas dështimit për president

29/04/2026, 6:52

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë dështuar këtë të martë ta zgjedhin presidentin, duke bërë që vendi të...

Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

28/04/2026, 20:04

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur në konferencë për media, pak orë para seancës së fundit...

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

27/04/2026, 19:06

Kryesuesja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sonte nga ora 20:30 do ketë seancë për presidentin. “Në...

Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar

Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar

27/04/2026, 8:45

  Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar Një shpërthim i fuqishëm ka...

Lajmi i fundit

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

E rëndë: Vetaksident , humb jetën një person

29/04/2026, 9:16
Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Kriza s’ka fund: Kosova shkon në zgjedhjet e pesta pas dështimit për president

29/04/2026, 6:52
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

28/04/2026, 20:04
Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

27/04/2026, 19:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv