Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë – Prishtinë kanë protestuar sot përpara komunës së Prishtinës.
Mentor Mustafa nga Shoqata e Transportit Podujevë – Prishtinë për Klankosova.tv tha se arsyeja e protestës është se komuna e Prishtinës ka marrë vendim që autobusët e Podujevës të mos hyjnë në territor të Prishtinës.
Ne e kemi mbajtur protestën sepse komuna e Prishtinës ka marrë vendim krye në vete pa konsultim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ka marrë vendim që autobusët e Podujevës të mos hyjnë në territorit të Prishtinës më hiç”.
“Sipas vendimit kemi të drejtë vetëm deri në Lebanë dhe në stacion të autobusëve në Prishtinë. Ne e kemi prej Ministrisë së Infrastrukturës, prej Podujevës deri te stacioni i autobusëve. Ai [kryetari i Prishtinës] e ka marrë një vendim pa mendimin tonë. Këtu është konflikti për linjat e reja, pasi ajo ishte kundër ligjit. Kjo filloi si hakmarrje kundër nesh”, tha Mustafa për Klankosova.tv.