Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kujtuar sot me nderim dhe pietet të thellë veprimtarin e çështjes kombëtare, publicistin dhe intelektualin e shquar Xhemail Mustafa, në 25-vjetorin e vrasjes së tij.
Bulliqi tha se vrasja mizore e Mustafës ishte një goditje e rëndë për shoqërinë, për mendimin e lirë dhe për të gjithë ata që kontribuuan në shtetndërtimin e Kosovës.
Ai e përshkroi Xhemail Mustafën si zërin e arsyes dhe guximit intelektual, i cili përmes fjalës së shkruar dhe angazhimit publik mbrojti vazhdimisht idealet e lirisë, demokracisë dhe progresit. Sipas tij, si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Mustafa dha një kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e kauzës së Kosovës dhe mbeti një zë i urtësisë në kohët më të vështira.







