Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është votuar propozim-vendimi për shpronësimin e disa pronave të AKP-së, me qëllim realizimin e projekteve me interes publik në Komunën e Podujevës.
Sipas kryetarit Shpejtim Bulliqi, ky vendim do të mundësojë:
• ndërtimin e fushave sportive dhe rekreative në Kërpimeh dhe Revuçë;
• zgjerimin e hapësirave për ambulancat e mjekësisë familjare në Bajçinë dhe Dumnicë të Poshtme;
• zgjerimin e hapësirave për banim social;
• sigurimin e objektit për nevojat e Ndërmarrjes Publike “Eko Llapi”.
Bulliqi falënderoi kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e Qeverisë për mbështetjen ndaj këtyre projekteve që, sipas tij, janë në shërbim të qytetarëve të Podujevës.







