Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së 92 pajisjeve të ndryshme për 43 përfitues të rinj.
Përfituesit janë mbështetur me pajisje profesionale si: makina automatike për prodhimin e petëve, frigoriferë për ftohje, furra për pjekje me avull, mikserë për brumë, sete veglash për mjeshtër, ngritës për vetura, kompresorë dhe aparate saldimi.
Sipas njoftimit të Komunës, vlera totale e projektit është 153 mijë euro, ndërsa qëllimi i tij është nxitja e vetëpunësimit dhe mbështetja e bizneseve të vogla lokale.
“Kjo është edhe një dëshmi e përkushtimit tonë për të fuqizuar ekonominë lokale dhe për t’i mbështetur qytetarët tanë që kanë ide dhe vullnet për të punuar,” ka deklaruar kryetari Bulliqi.







