Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se sot, është bërë shpërndarja e motokultivatorëve për 73 fermerët përfitues nga projekti i marrëveshjes mes Komunës së Podujevës me organizatën “Islamic Relief”.
“Motokultivatorët e shpërndarë për fermerët përfitues janë: 50 motokultivatorë me frezë, ndërsa 23 motokultivatorë me kosë.
I falënderoj organizatën “Islamic Relief Kosova” për bashkëpunimin dhe kontributin për realizimin e projekteve të përbashkëta në sfera të ndryshme. Kurse ne vazhdojmë mbështetjen për fermerët e vyer llapjanë!” – ka njoftuar kryetari Bulliqi.







