https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shpërthejnë pakënaqësitë brenda VV-së, shkak punësimet

Shpërthejnë pakënaqësitë brenda VV-së, shkak punësimet

Një shkresë e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë po nxjerr në pah se si një prej figurave të pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje, shefja e grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila, është duke i kapur ndërmarrjet publike që operojnë në këtë komunë, përmes punësimit në to të njerëzve të saj të afërt. Në fakt, për qendrën që udhëhiqet nga deputeti Agon Batusha, po është shqetësuese kjo dukuri. Por, jo për shkak të fenomenit, por po i brengos fakti se si kjo po mund bëhet vetëm nga Kusari-Lila dhe “Alternativa” e saj, derisa thuhet se Vetëvendosje në Gjakovë po përballen “me shakanë cinike që Lëvizja nuk ekziston”.

Një mori pozitash në ndërmarrjet publike dhe spitalin regjional të Gjakovës po del se i ka kapur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje përmes forcës së pushtetit qendror. Këto punësime, partisë së kryeministrit Albin Kurti po i shkaktojnë edhe pakënaqësi brenda saj. Të paktën në qendrën e LVV’së në Gjakovë, ato janë përmbledhur në një shkresë 5 faqesh, ku identifikohen rastet e kapjes së institucioneve nga ana e shefes së grupit parlamentar të LVV’së, Mimoza Kusari Lila. Shkresën që Kryesia e Qendrës së VV’së në Gjakovë e ka dërguar në Kryesinë qendrore të kësaj partie që drejton vendin me 51% të votave e ka siguruar gazeta online Reporteri.net të plotë.

Problem i madh për qendrën e VV’së në Gjakovë, që udhëhiqet nga deputeti Agon Batusha, po del shkaku se njerëzit e rehatuar nga pushteti qendror nëpër pozita të larta në Gjakovë po janë njerëz të afërt vetëm me shefen e tij në grup parlamentar, Mimoza Kusarin-Lilën, dhe partinë e saj “Alternativa”.

Shkresa nxjerr në pah se Lëvizja Vetëvendosje i rehatoi në krye të bordit të ndërmarrjes “KRU Gjakova” dy njerëz të Kusari-Lilës, njëra familjare e burrit të saj e tjetri anëtar i Alternatives.

“Anëtare e Bordit, znj. Nura është gruaja e djalit të dajës së Aren Lilës (burrit të Mimoza Kusari-Lilës. Drejtor i kësaj ndërmarrje është zgjedhur Hasan Krasniqi, i cili është anëtar i Alternativës dhe kandidat për asamble në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021”, thotë shkresa e qendrës së VV’së në Gjakovë e drejtuar për kryesinë qendrore të partisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Për drejtorin e ri të “KRU Gjakova”, në letër shkruhet se “emërimi i tij është bërë në kundërshtim me ligjin sepse nuk lejohet që në tri vitet e ardhshme të ketë pozitë drejtuese në ndërmarrjet publike”.

Lëvizja Vetëvendosje në Gjakovë po ashtu pretendon se Mimoza Kusari-Lila ndikoi edhe në konkursin e përzgjedhjes për drejtor të ndërmarrjes “KRU Radoniqi-Dukagjini”. Përkundër, sipas shkresës, drejtori i ri z. Qufaj është “eksponent i PDK’së në Deçan dhe njeri i afërt i Adem Grabovcit”, por që e gëzon edhe mbështetjen e shefes së grupit parlamentar të LVV’së.

Në po të njëjtën ndërmarrje, LVV në Gjakovë evidenton se është rehatuar edhe Agron Tafarshiku si anëtar i bordit, njeri i afërt i sekretarit të Alternativës, Ali Tafarshiku. Ky i fundit kandidat për deputetit të LVV’së në zgjedhjet parlamentare të vitit të 2021.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

LVV’ja në Gjakovë i ankohen qendres së partisë së Kurtit edhe për përzgjedhjen e drejtorit të Spitalit Rajonal “Isa Grezda”.

“Dr Jeton Zarari është zgjedhur drejtor i Spitalit me mbështetjen e Mimoza Kusari Lilës (kështu thuhet nga mjekët, infermierët dhe vetë drejtori) dhe pas propozimit të dr. Jeton Vorfi (Alternativa-udhëheqës i repartit të emergjencës në Spital)”, thotë shkresa e Kryesisë së LVV’së në Gjakovë të cilën e ka siguruar gazeta online Reporteri.net.

Madje, aty pretendohet se Vorfi duke “cituar” Kusari Lilën ka kërkuar që të hiqen nga pozitat në këtë spital edhe të dy anëtarët e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Behare Alija (u.d. e drejtoreshës së Infermierëve) dhe Genc Hoxhaj (udhëheqës i radiologjisë).

“Të dy këta pas shumë presionesh dhe me aprovimin e dr. Jeton Zararit janë hequr nga pozita, njëri me shkarkim e tjetri me konkurs, ku janë zëvendësuar nga shokët e dr. Vorfit, z. Ahma i cili është eksponent i njohur i PDK’së, është zgjedhur në konkursin e fundit udhëheqës i radiologjisë dhe tjetri është zëvendësuar nga z. Pozhegu (U.d. drejtor i infermiereve) i afërm (familjarisht) i Mimoza Kusari-Lilës”.

Tutje, shkresa akuzon Mimoza Kusari-Lilës se si drejtuesja e Alternativës po bashkëpunon ngushtë për punësime me PDK’në dhe deputetin Hajdar Beqaj, duke i lënë jashtë ata të LVV’së.

Një tjetër punësim që e evidenton shkresa është edhe ai i përzgjedhjes së Albert Lilës, drejtor në Institutin e Shëndetësisë “Emin Duraku” në Gjakovë.

Lila që ka qenë edhe kandidat për deputet të Alternatives në vitin 2017, kur ishte në koalicion me LDK’në, është i afërm i Arben Lilës, burrit të Mimoza Kusari-Lilës.

“Në Gjakovë ne si qendër shihemi si të pafuqishëm politikisht dhe shpeshherë asamblistët dhe anëtarët e Kryesisë përballen me shakanë cinike që Lëvizja nuk ekziston, por duhet të ndryshohet emri i logos dhe të bëhet Lëvizja Alternative”, ankohet kryesia e LLV’së në Gjakovë.

“Aktivistët, anëtarët dhe mbështetësit tanë nuk kanë mundur assesi të depërtojnë në asnjërën nga pozitat e lartcekura dhe as në konkurse që hapen. Madje, hapur ju thuhet se nuk keni pse të kandidoni”, thuhet tutje në letrën e siguruar nga gazeta online Reporteri.net.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Jemi duke u përballur me pakënaqësi dhe diskutimet kanë shkuar aq larg sa që po diskutohen për dorëheqje kolektive për shkak të emërimeve të lartcekura dhe mos konsultimin nga niveli Qendror me Qendrën tonë”.

Kjo letër, në të cilën tregohet se i dërgohet me kërkesë unanime Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, është hartuar pas katër mbledhjeve të Kryesisë së LVV’së në Gjakovë, e cila drejtohet nga deputeti Agon Batusha, të mbajtura bashkë me asamblistët dhe delegatët e partisë në Këshillin e Përgjithshëm.

Aty tregohet edhe se në një nga këto mbledhje të pranishëm kanë qenë edhe Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, Këshilltarja në MPB, Vlora Vula-Gojani, si dhe deputetët Jahja Kokaj dhe Ardian Gola.

Poste të ngjashme

Moti përgjatë kësaj fundjave

Dita e sotme fillon me acar, në mbrëmje reshje shiu

09/01/2026, 8:41

Dita e premtë nis me acar dhe kthjellime. Temperaturat minimale zbresin deri në -7C e -9C, lokalisht deri në -11C....

491 kilometra lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

491 kilometra lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

09/01/2026, 8:18

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se në Kosovë janë të evidentuara 491 kilometra lumenj që janë të...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri: Përmbytjet dhe zjarri në Gjakovë, pasqyrë e dështimit institucional të qeverisë

08/01/2026, 20:59

  Deputeti Besnik Tahiri ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas tij, qeveria ka menaxhuar situatat e fundit të...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Këta janë emrat nga PDK që po qarkullojnë për drejtorë në Podujevë

08/01/2026, 18:14

    LVV dhe PDK kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Podujevës. Në kuadër të këtij koalicioni, PDK...

Digjet objekti i Comodita Home (Pamje)

Digjet objekti i Comodita Home (Pamje)

08/01/2026, 17:33

Lajmi i fundit

Moti përgjatë kësaj fundjave

Dita e sotme fillon me acar, në mbrëmje reshje shiu

09/01/2026, 8:41
491 kilometra lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

491 kilometra lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

09/01/2026, 8:18
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri: Përmbytjet dhe zjarri në Gjakovë, pasqyrë e dështimit institucional të qeverisë

08/01/2026, 20:59
Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Këta janë emrat nga PDK që po qarkullojnë për drejtorë në Podujevë

08/01/2026, 18:14
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv