Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Milanos sot. Mediat italiane bëjnë me dije se ka qenë një furgon që mbante bombola oksigjeni ajo që ka shpërthyer.
Të paktën pesë makina dhe katër motoçikleta janë djegur, raportojnë mediat atje, me zjarrin që u përhap drejt apartamenteve në rrugë dhe një farmacie.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në zonën Porta Romana të qytetit, e cila është rrethuar nga policia.
Një shkollë dhe azil pleqsh aty pranë janë evakuuar, ndërsa raportohet vetëm për një të lënduar.
Hetimet mbi ngjarjen kanë nisur.