https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

OPATIJA, 08. 03. 2011. - BENZIN, BENZINSKA STANICA, NAFTA, PUMPA, POSKUPLJENJE, CIJENA, TANK, TANKANJE, 10 KN, INA SNIMIO: VEDRAN KARUZA

Share on FacebookShare on Twitter

Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përballën me rritjen e parë të çmimit të naftës në Shqipëri, që u ngrit nga 175 lekë, nivel që qëndronte i pandryshuar prej gati dy vitesh, në 179 lekë për litër.

Rritja e çmimeve në ditët në vijim ishte e pandalshme, si rrjedhojë e shtrenjtimit të naftës në bursa pas nisjeve të sulmeve ndaj Iranit, që shkaktoi kaos në tregjet globale.

Në 17 mars, nafta shkoi në 200 lekë dhe vetëm dy ditë më pas arriti në 214 lekë. Ndonëse qeveria shqiptare riaktivizoi Bordin e Transparencës, çmimet u ulën vetëm për dy ditë në 203 lekë, për t’u rritur në fund të marsit në 218 lekë. Mesatarisht, një litër naftë kushtoi 200 lekë në mars, ose 14% më shumë se më parë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pavarësisht rritjes së çmimeve, kërkesa jo vetëm që nuk ra, por u rrit, duke provuar se nafta është një produkt i domosdoshëm me kërkesë jo elastike.

Të dhënat zyrtare nga Dogana bënë të ditur se konsumi i naftës në mars ishte 35.8 mijë ton, nga 33.8 mijë ton në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një rritje prej gati 6% (shiko grafikun).

ADVERTISEMENT

Edhe operatorët e tregut pohuan se nuk kanë konstatuar rënie të konsumit në mars, pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve. Sistemi i dobët i transportit publik, i përqendruar vetëm tek autobusët, bën që shumë individë të përdorin makinat personale për të shkuar në punë, apo për të shoqëruar fëmijët në shkollë. I lartë mbetet konsumi edhe për të lëvizur në fundjavë.

Të dhëna të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), treguan të njëjtën tendencë se kriza në Lindjen e Mesme dhe shtrenjtimi i karburanteve nuk ka ndikuar në prirjen në rritje të shqiptarëve për të blerë automjete, të paktën për muajt e parë të vitit.

Në mars u regjistruan për herë të parë 7,891 automjete në Shqipëri, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është dhe rekordi historik i regjistrimeve të reja të automjeteve që është shënuar ndonjëherë në mars.

E njëjta tendencë konstatohet për të gjithë tre mujorin e parë. Përveç janarit, kur regjistrimet ranë me 7.6%, në shkurt ato u rritën me 20.6%. Në tremujorin e parë, në Shqipëri janë shtuar në rrugë gjithsej rreth 22 mjete të reja, pjesa më e madhe të cilave autovetura, me një rritje prej 8.4% me bazë vjetore. 60% e këtyre makinave që u regjistruan për herë të parë ishin me naftë.

10 milionë euro më shumë, vetëm nga shtrenjtimi i çmimit

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në mars, konsumi ishte 35.8 mijë ton, ose rreth 42.4 milionë litra. Për të blerë këtë sasi, përdoruesit e mjeteve kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, ose rreth 87 milionë euro, me një çmim mesatar prej 200 lekë për litër. Nëse këtë sasi do e kishin blerë me çmimin prej 175 lekë, shpenzimi do të ishte 7.4 miliardë lekë, ose 1.05 miliardë lekë (rreth 11 milionë euro) më pak.

Në Shqipëri, konsumi i naftës mbetet i lartë, teksa pjesa më e madhe e makinave që qarkullojnë në vend përdorin këtë karburant si lëndë djegëse. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) deri në fund të shkurtit, në Shqipëri kishte aktive 1.06 milionë mjete.

Nga këto, rreth 732 mijë, ose gati 70% e totalit përdorin naftën si lëndë djegëse. Rreth 210 mijë automjete, ose gati 20% përdorin vetëm benzinën.

Rreth 84 mijë përdorues i kanë automjetet me gaz, apo 8% e totalit. Ndonëse regjistrimi i makinave elektrike po vjen në rritje, sidomos në mars, pas shtrenjtimit të naftës, pesha e tyre ndaj totalit mbetet minimale, në vetëm 1.3%, me rreth 15 mijë mjete elektrike që qarkullojë në vend, nga mbi 1 milionë në total dhe 8 mijë të tjera që janë hibride (karburant +elektrike).

Poste të ngjashme

Konjufca takon homologun e tij beleg Maxime Prevot

Konjufca takon homologun e tij beleg Maxime Prevot

16/04/2026, 14:24

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po pret në takim homologun e tij belg, Maxime Prevot. Pas...

U.D. Presidentja reagon për tragjedinë në Malishevë

U.D. Presidentja reagon për tragjedinë në Malishevë

16/04/2026, 14:22

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lajmit tragjik për vdekjen e një babai dhe dy fëmijëve si pasojë e...

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

16/04/2026, 13:39

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ka përfunduar. Afat për vendimin e madh po afron. E tek tash, kanë nisur të...

Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

16/04/2026, 13:24

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit

16/04/2026, 13:22

Një burrë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në...

Lajmi i fundit

Konjufca takon homologun e tij beleg Maxime Prevot

Konjufca takon homologun e tij beleg Maxime Prevot

16/04/2026, 14:24
U.D. Presidentja reagon për tragjedinë në Malishevë

U.D. Presidentja reagon për tragjedinë në Malishevë

16/04/2026, 14:22
Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?

16/04/2026, 13:39
Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

Kurti pret në takim zëvendëskryeministrin e Belgjikës, Maxime Prevot

16/04/2026, 13:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv