https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Shtatzëna që u aksidentua dje në rrugën Ferizaj-Shtime ndodhet në Intensivë, shefi i Klinikës flet për gjendjen e saj

Shtatzëna që u aksidentua dje në rrugën Ferizaj-Shtime ndodhet në Intensivë, shefi i Klinikës flet për gjendjen e saj
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Dje një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Shtime- Ferizaj, ku të vdekur mbetën katër persona, derisa dy të tjerë u dërguan në Emergjencë për shkak të lëndimeve të marra. Njëri nga të mbijetuarit tashmë është duke u trajtuar në Klinikën Intensive në QKUK. Bëhet fjalë për një grua 27-vjeçare, që është shtatzënë në javën e 22-të. Për gjendjen e saj ka folur Shefi i Intensivës, Shqir Uka.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Uka në një prononcim për Gazetën Express tha se gruaja ka marrë lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa foshnja është e mirë.

“Te Mjekimi Intensiv Qendror ka ardhë vetëm një prej të mbijetuarve. Është një paciente femër 27-vjeçare, shtatzënë 22 javësh. Ajo ka lëndime traumatike në regjionin e kokës më të lehta, regjionin e gjoksit, në regjionin e ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme, lëndime të rënda, lëndime serioze, të cilat para ekzaminimit dhe trajtimit në qendrën emergjente vazhdojnë të monitorohen në Intensivë. Foshnja për momentin është mirë, sipas ekzaminimeve nga gjinekologu, është mirë”, tha Uka.

Lidhur me aksidentin tragjik, ka njoftuar edhe sot Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt. Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Për viktimat e aksidentit ka folur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu mbrëmë. Ai tha se dy prej viktimave janë nga fshati Dremjak i Ferizajt, ndërsa dy nga komuna e Shtimes.

“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”. /Express/

Poste të ngjashme

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31

Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim në fillim të javës së ardhshme lidhur me...

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

Vrasje në tentativë, arrestohet një person – i konfiskohen armë e fishekë

13/03/2026, 8:39

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës bën të ditur se për...

Lajmi i fundit

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52
Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv