Dy javë afat për presidentin/ “Zgjedhjet janë të pashmangshme”
Kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi mund...
Qasja e kryeministrit Kurti ndaj aleatëve dhe brenda hapësirës shqiptare ka qenë jo bashkëpunuese dhe jo konstruktive.
Kështu u shpreh eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni në RTK, derisa shtoi se kryeministri Kurti nuk ka pranuar as këshillat e SHBA-së,as të vendeve të QUINT-it, as të BE-së, NATO-s, KFOR-it.
“Kryeministri Kurti nuk konsultohet për çështje kaq madhore dhe në një situatë të tillë krize as me partitë opozitare në Kosovë, as me kryeministrin e Shqipërisë, apo partitë opozitare atje, por as me paritë shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, sqaroi më tej Shtuni.
Ai shtoi se edhe nëse në parim ka të drejtë, në praktikë e ka gabim sepse i vetëm nuk mund të bëjë askush asgjë dhe kjo qasje të çon drejt izolimit”, deklaroi eksperti i i sigurisë, Adrian Shtuni në RTK.
Shtuni më tej shtoi se një qasje kundrejt veriut të Kosovës në mënyrë të pamatur, dëmton besueshmërinë e kryeministrit, dëmton besueshmërinë e vendit dhe është një sjellje sfiduese ndaj aleatëve.
“Dhe nëse nuk korrigjohet, ka me pasur pasoja akoma më të mëdha negative në marrëdhëniet me NATO-n dhe aleatët të tjerë, të cilët janë duke garantuar me jetët e ushtarëve të tyre sigurinë dhe shtetësinë e Kosovës”, deklaroi Shtuni.
Kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në afatin e përcaktuar për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi mund...
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “lëndim i...
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka publikuar disa informata për pjesën fininciare të deputetëve. Ai ka bërë me dije se...
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva, ka bërë të ditur se sektori i turizmit...
Prokuroria Themelore në Pejë ka dorëzuar ankesë zyrtare në Gjykatën e Apelit kundër aktgjykimit lirues për xhudistin e njohur Akil Gjakova, i...