https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë?

Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë?

TV cameras in raw

Share on FacebookShare on Twitter

Ngritja e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit është një sinjal pozitiv, por duhet të bëhet më shumë që vendi të renditet edhe më lart, vlerëson ligjëruesi i politikave mediale, Jeton Mehmeti.

Në podkastin “5 pyetje të Radios Evropa e Lirë”, ai thotë se Kosova në këtë indeks matet me vetveten, e jo me shtete tjera.

“Në indekse të tilla, Kosova matet me vetveten, jo me shtete të tjera. Matet me aspiratat e veta demokratike, matet me synimet drejt orientimeve evropiane, pra duke pasur për bazë modelin dhe standardet e Këshillit të Evropës dhe ato të Bashkimit Evropian”, thotë Mehmeti në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë.

Kosova u rendit e 84-ta nga 180 vende për vitin 2026, duke u ngritur për 15 vende nga viti i kaluar.

Megjithatë, një ndër shqetësimet kryesore, sipas Mehmetit, mbetet klima politike ndaj mediave.

Ai thotë se sulmet e politikanëve ndaj gazetarëve, përmes etiketimeve të ndryshme, ndikojnë në punën e tyre.

“Kjo ndikon në vetë censurën e gazetarit, sepse gazetarët të cilët ballafaqohen me thirrje të tilla, me etiketime të tilla, pastaj do ta kenë shumë më të vështirë që ta bëjnë punën e vet”, shprehet Mehmeti.

Sipas tij, pesha e fjalëve të njerëzve të cilët janë në pushtet, të cilët kanë vota, të cilët kanë çfarëdo partie politike, është më e madhe dhe ka ndikim më të madh sesa fjala e një individi të thjeshtë.

ADVERTISEMENT

Mehmeti përmend rritjen e sulmeve verbale dhe fushatave online ndaj gazetarëve si faktor që ka ndikuar në rëniet e mëhershme në renditje.

Përveç presionit të jashtëm, Mehmeti vë në dukje edhe përgjegjësinë e brendshme të mediave.

Ai kujton se mbi 50 për qind të ankesave të shqyrtuara në vitin 2025 nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës kanë rezultuar me shkelje të kodit të etikës, kryesisht nga mediat online.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Kjo tregon se mosrespektimi i standardeve profesionale mbetet një sfidë serioze”, thotë Mehmeti.

Me gjithë sfidat, Mehmeti e sheh pluralizmin medial si një nga pikat më të forta të Kosovës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Nuk kemi monopol mbi të vërtetën, por diversitet të mediave dhe opinioneve”, thotë ai, duke theksuar se kjo i jep qytetarëve mundësi për të krahasuar dhe për të krijuar qëndrime të informuara.

Për të përmirësuar më tej situatën, Mehmeti rekomandon përditësimin e legjislacionit në përputhje me standardet evropiane, krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm financiarë për mediat dhe ndërtimin e një kulture më bashkëpunuese mes politikës dhe gazetarisë. /REL

Poste të ngjashme

Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e ish-këshilltarit të Kurtit

Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e ish-këshilltarit të Kurtit

02/05/2026, 13:04

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë ish-këshilltar i kryeministrit...

Haradinaj nderon të rënët e Masakrës së Studimes: Plagët s’mund të mbyllen pa u vënë drejtësia

Haradinaj nderon të rënët e Masakrës së Studimes: Plagët s’mund të mbyllen pa u vënë drejtësia

02/05/2026, 12:36

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në përvjetorin e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë, ku më 2 maj...

Kurti dhe Rushiti gënjyen publikisht, Ambasada Britanike mohon se ka përkrahur kandidaten e VV-së

Haxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Institucionet s’janë private, janë publike

02/05/2026, 12:19

U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje me konferencën që kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, mbajti në...

KFOR-i kryen ushtrim me municion të vërtetë në Pejë

KFOR-i kryen ushtrim me municion të vërtetë në Pejë

02/05/2026, 11:50

Në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, ushtarë nga shtete të ndryshme kontribuese brenda Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W)...

Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: Qeveria në dorëheqje po abuzon me pozitat zyrtare

Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: Qeveria në dorëheqje po abuzon me pozitat zyrtare

02/05/2026, 11:49

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti gjatë...

Lajmi i fundit

Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e ish-këshilltarit të Kurtit

Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e ish-këshilltarit të Kurtit

02/05/2026, 13:04
Haradinaj nderon të rënët e Masakrës së Studimes: Plagët s’mund të mbyllen pa u vënë drejtësia

Haradinaj nderon të rënët e Masakrës së Studimes: Plagët s’mund të mbyllen pa u vënë drejtësia

02/05/2026, 12:36
Kurti dhe Rushiti gënjyen publikisht, Ambasada Britanike mohon se ka përkrahur kandidaten e VV-së

Haxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Institucionet s’janë private, janë publike

02/05/2026, 12:19
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë?

Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë?

02/05/2026, 12:10
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv