Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Islamaj, pasi vëllezërit Blerimi dhe Haxhiu u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbetën të vdekur në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën. Në lidhje me vrasjen e dyfishtë është arrestuar i dyshuari, Gjergj Gjokaj.
Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.
Disa orë pas kryerjes së vrasjes, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Ai u gjet me plagë, pasi dyshohet se është rrahur dhe plagosur nga dy vëllezërit, tashmë të ndjerë.
Nga informatat e grumbulluara deri më tani nga organet e rendit, Policia fillimisht e kanë kontaktuar të dyshuarin përmes telefonit duke i kërkuar që të dorëzohet.