Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknoligjisë vitin e kaluar kishte marrë vendim që pajisjen e nxënësëve me tekste shkollore ta bëjë nëpërmjet platformës e-kosova, duke i subvencionuar financiarisht prindërit për blerjen e librave.
Por, kjo metodë e furnizimit të nxënësve me libra shkollorë, përfshirë edhe vonesat e shkaktuara nga shtëpitë botuese, ishte kritikuar nga opozita dhe ekspertët e fushës.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar ministren e Arsimit për platformën e re të furnizimit me libra. Ai thotë se Nagavci duhet ta pranoj se ka gabuar me këtë vendim.
“Nagavci duhet ta pranoj këtë gabim e mos ta përsëris më. Por prapë nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, shtatori do të jetë me mungesa të teksteve, mund të ketë edhe grevë sepse pakënaqësitë e mësimdhënësve janë rritur e dialog me Sindikata s’po ka”.
“Vendimi i MASHT-it është kritikuar për mënyrën e re për furnizim me libra për nxënësit, kemi insistuar të vazhdoj tradita e kaluar që tekstet të jenë gratis dhe të dërgohen në Komuna e pastaj në shkolla e mësimdhënësit të merren me shpërndarjen e tyre”. /Frontonline







