https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sinjale luftënxitëse sërish nga Serbia, ministri i Vuçiqit kërcënon policët shqiptarë që po shkojnë në veri

Sinjale luftënxitëse sërish nga Serbia, ministri i Vuçiqit kërcënon policët shqiptarë që po shkojnë në veri

Për ministrin serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, përshkallëzimi ose jo i situatës në veri të Kosovës, varet nga ajo se a do ta lejojë KFOR-i kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ta dërgojë policinë atje dhe ta bëjë zëvendësimin e serbëve që u dorëhiqën me policë shqiptarë.

“Tani kur policët serbë janë pensionuar nga forca policore, është krijuar një vakum sigurie dhe situata është edhe më e rrezikshme dhe e komplikuar, sepse shtrohet pyetja – kush do t’i kryejë këto aktivitete të rregullta, të përditshme policore”, ka theksuar Vuçeviq, raportojnë mediat serbe.

Ministri serb tha se shpreson që KFOR-i dhe EULEX-i ta marrin rolin e policëve të dorëhequr serbë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Do të ishte shumë e rrezikshme nëse Prishtina vendos të dërgojë pjesëtarë të policisë të nacionalitetit shqiptar, nga pjesët e tjera të Kosovës, në veri, për të hyrë në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Vuçeviq.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë e përshkallëzimit të situatës, duke ia hedhur fajin institucioneve të shtetit të Kosovës, siç bëjnë zakonisht në Beograd.

ADVERTISEMENT

“Shpresoj se nuk do të ketë shkas për përshkallëzim, por nëse mund ta përjashtoja për ju – do të ishte e papërgjegjshme dhe joserioze. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë mund të ndodhë tjetër, çfarë mund të mendojë Kurti”, tha ai.

Vuçeviq nuk mohoi kur u pyet nëse ushtria serbe është mbledhur në pikëkalimet kufitare, duke thënë se ajo “lëviz në mënyrë sovrane dhe të lirë në të gjithë territorin e vendit”.

Poste të ngjashme

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së...

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në një intervistë direkte për emisionin Frontal në T7, deklaroi se...

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, më saktë, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve...

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Lajmi i fundit

Pas konferncës për media të Hysenit të LDK-së, reagon LVV-ja në Podujevë

LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

02/02/2026, 21:37
Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse ia mban, e di që e ka humbur fuqinë politike

Besnik Tahiri: Po të ishte president Ramush Haradinaj të gjithë kishëm flejtë rehat, do të konsultohemi me PDK e LDK

02/02/2026, 18:43
Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

Dallaveret me vota në Podujevë, prokuroria autorizon policinë për nisje hetimesh

02/02/2026, 10:50
Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv