Pas njoftimit të produksionit se këtë edicion të Big Brother VIP Albania do të ketë vetëm katër finalistë, banori Gjesti ka ndarë mendimin e tij për ata që e meritojnë të arrijnë në fund të garës.
Sipas tij, katër banorët që duhet të shkojnë në finale janë:
Rozana Radi – për përkushtimin e saj në lojë
Laert Vasili – për inteligjencën dhe strategjinë e tij
Egli Tako – për sfidat që ka kaluar në shtëpi
Gerta Gixhari – për qëndrueshmërinë dhe karakterin e saj luftarak