Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së të enjten dhe të premten në Bruksel do të diskutojnë për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe për situatën e sigurisë në Kosovë si dhe për procesin e normalizimit të marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë. Vendet e BE-së kanë paralajmëruar edhe masa ndëshkuese nëse palët nuk punojnë për shtensionim të situatës.
Siç raporton REL në këtë takim pritet të shprehet shqetësimi i BE-së për situatën në veri të Kosovës.
Në draftin që ka parë REL-i kërkohet nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të kthehen në dialog ose do të këtë pasoja.
Ky draft pritet të miratohet nga vendet anëtare të BE-së.
“Këshilli Evropian i dënon incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe bën thirrje për shtensionimin e menjëhershëm të situatës, në bazë të elementeve kyçe që tashmë janë shfaqur nga Bashkimi Evropian, më 3 qershor 2023.” – thuhet në draft-dokument.
“Dështimi në uljen e tensioneve do të ketë pasoja negative.” – thuhet tutje në këtë tekst.







