https://www.facebook.com/etcks https://www.facebook.com/etcks https://www.facebook.com/etcks
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Situata në veri, amerikanët Chollet dhe Escobar sot në Kosovë

Situata në veri, amerikanët Chollet dhe Escobar sot në Kosovë
https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf https://www.neptun-ks.com/content/BroshuraBFnentor.pdf
ADVERTISEMENT
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojnë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës.

Takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë pritet t’i zhvillojnë në orët e vona të pasdites, ndërsa me udhëheqësit e opozitës do të takohen paraditen e së martës.

Vizita e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar.

Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën derisa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok.

Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.

Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor.

Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm.

Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të sigurojë vendosjen e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Rreth kësaj kërkese nuk pati reagim nga KFOR-i.

Në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit për vizitën e Cholletit në Prishtinë u tha se ai do të bisedojë me zyrtarët kosovarë për një sërë çështjesh, përfshirë përpjekjet e SHBA-së për avancimin e integrimit të Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, përpara vizitës në Kosovë, Chollet tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve do të çojnë në njohje reciproke mes tyre.

Pas qëndrimit në Kosovë, Chollet do të vazhdojë vizitën në Serbi, Bosnje e Herzegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë.

Post Views: 30

Poste të ngjashme

Klinaku: Njerëzit ekzagjerojnë, deklarata të tilla kam bërë edhe ndaj Ramushit e Hashimit

Klinaku: Gjykata Speciale po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit

07/12/2023, 17:29

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë me dije se...

Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë po zhvillon kontrolla rutinore në markete

Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë po zhvillon kontrolla rutinore në markete

07/12/2023, 15:01

Gjatë këtyre ditëve Drejtoria e Inspeksionit është duke zhvilluar kontrolla rutinore në markete për vendosjen e flamujeve (origjinën e produkteve),...

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Neser mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Podujevës, këto janë pikat

07/12/2023, 14:11

Ju njoftojmë se më 08.12.2023 (e premte) në orën 10:00, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës....

Agim Ademi flet rreth mundësisë që një kosovar ta drejtojë Kosovën

Agim Ademi flet rreth mundësisë që një kosovar ta drejtojë Kosovën

07/12/2023, 14:07

Ademi ka folur për përzgjedhësin e ri të Kosovës, i cili nuk është emëruar ende. “Secili e ka të drejtën...

‘Nova’: Përveç Radoiçiqit, Interpoli ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 11 sulmuesve të Banjskës

‘Nova’: Përveç Radoiçiqit, Interpoli ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 11 sulmuesve të Banjskës

07/12/2023, 13:38

Organizata ndërkombëtare e policisë, e njohur si Interpol, ka lëshuar urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili...

Lajmi i fundit

Klinaku: Njerëzit ekzagjerojnë, deklarata të tilla kam bërë edhe ndaj Ramushit e Hashimit

Klinaku: Gjykata Speciale po bastis shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit

07/12/2023, 17:29
Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë po zhvillon kontrolla rutinore në markete

Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë po zhvillon kontrolla rutinore në markete

07/12/2023, 15:01
Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Neser mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Podujevës, këto janë pikat

07/12/2023, 14:11
Agim Ademi flet rreth mundësisë që një kosovar ta drejtojë Kosovën

Agim Ademi flet rreth mundësisë që një kosovar ta drejtojë Kosovën

07/12/2023, 14:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv