https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

S’ka konsensus për vizat në Bruksel

S’ka konsensus për vizat në Bruksel
Share on FacebookShare on Twitter

As pas mbledhjes së dytë të Grupit Punues për Vizat, nuk ka pasur ndonjë konsensus për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Express.

Grupi Punues për Vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian ka diskutuar sot për heqjen e vizave për Kosovën, por nuk ka arritur asnjë rezultat.

Presidenca çeke, që drejton aktualisht Këshillin e BE-së, njofton se është diskutuar propozimi për ta lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, që ndodh në nëntor të 2023-s, por nuk ka pasur konsensus.

“Më 10 nëntor, Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian e ka mbajtur diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave për Kosovës nën Presidencën Çeke. Shtetet anëtare diskutuan propozimin e Presidencës rreth kërkesës për ta lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS. Përgjatë një diskutimi të gjatë, nuk është arritur konsensusi. Shtetet anëtare, sidoqoftë, kanë bërë progres të dukshëm në negociatat. Presidenca do t’u kthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të provojë që sa më shpejt ta përfundojë punën në këtë çështje të rëndësishme”, thuhet në një deklaratë të Presidencës ceke.

Në mbledhjen e grupit punues të vizave në Këshillin e BE-së, që u mbajt më 13 tetor, zyrtarët francezë raportohej se kishin kërkuar që procesi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pas kësaj mbledhjeje, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se një vendim për liberalizimin e viza për Kosovën pritet të merret kah mesi i nëntorit, apo fillimi i dhjetorit. Ajo shpresonte që ky vendim të jetë pozitiv.

ADVERTISEMENT

Von Cramon tha se shpreson që të mos vendosen kushtëzime apo që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me ndonjë metodologji të re të Bashkimit Evropian.

“Vendimi do të jetë dikur kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por, pyetja është që a do të çojë te një sistem i ri i kushteve për vizat, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo përfundimisht do të shohim një datë për vizat”, ka thënë eurodeputetja gjermane gjatë një konference për media në Prishtinë, më 24 tetor.

Poste të ngjashme

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

20/09/2026, 17:00

Lotina ka ndarë me ndjekësit tri fotografi të reja krah Mozzikut, duke zbuluar se shtatzënia e saj tashmë ka hyrë...

Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

20/09/2026, 16:39

Në Serbi, personat e dënuar për krime lufte kanë qenë kryesisht oficerë të rangut të ulët dhe jo ata me...

Protestë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales: “Jo në emrin tim”

Protestë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales: “Jo në emrin tim”

20/09/2026, 16:00

Mërgimtarë të shumtë shqiptarë protestuan në kryeqytetin  e Austrisë pasditen e së dielës në kundërshtim të aktgjykimit dënues të Gjykatës...

Bulliqi: Qendra rezidenciale për të moshuar drejt fazës finale!(Pamje)

Bulliqi: Qendra rezidenciale për të moshuar drejt fazës finale!(Pamje)

19/09/2026, 18:51

  Një projekt me zemër, që po merr formën e tij përfundimtare dhe që do të...

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

19/09/2026, 14:58

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me...

Lajmi i fundit

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

Lotina në muajin e nëntë të shtatzënisë, pozon pranë Mozzikut

20/09/2026, 17:00
Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

Blakaj: Në Serbi për krime lufte janë dënuar kryesisht oficerë të rangut të ulët

20/09/2026, 16:39
Protestë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales: “Jo në emrin tim”

Protestë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales: “Jo në emrin tim”

20/09/2026, 16:00
Bulliqi: Qendra rezidenciale për të moshuar drejt fazës finale!(Pamje)

Bulliqi: Qendra rezidenciale për të moshuar drejt fazës finale!(Pamje)

19/09/2026, 18:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv