Një mësuese në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Tiranë ka lajmëruar prindërit e nxënësve të një klase, pasi është identifikuar një substancë që ka formën e një çamçakëzi dhe që përdorej nga disa nxënës.
Mësuesja ka konstatuar se nga përdorimi i këtij “çamçakëzi” fëmijët pësuan një gjendje përgjumjeje e cila është e dëmshme.
“Të nderuar prindër, po ndaj me ju një problem të evidentuar nëpër shkolla. kjo është një lloj droge që po qarkullon si çamçakëz por ka pasoja, jep gjendje gjumi me sytë hapur. Duhet të jemi të gjithë vigjilent të ndihmojmë njëri tjetrin për shëndetin e fëmijëve”, iu tha mësuesja prindërve, sipas Euronews Albania.
Policia ka nisur menjëherë verifikimet se për çfarë bëhet fjalë.