https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sot është ditëlindja e heroit Enver Maloku

Sot është ditëlindja e heroit Enver Maloku
Share on FacebookShare on Twitter

Enver Maloku u lind në fshatin Bradash të komunës së Podujevës më 2 shkurt 1954. U vra në Prishtinë më 11 janar 1999. Shkollën fillore e kreu në Bradash e Bajçinë, gjimnazin në Podujevë, kurse studimet për letërsi shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Një kohë ka punuar arsimtar në shkollën fillore të Bradashit, kurse prej vitit 1979 ka punuar në Televizionin e Prishtinës, në programin e kulturës. Enver Maloku, gazetari kryesor i kulturës në Televizionin e Prishtinës, para se ky të mbyllej nga pushtuesi serb më 1990, u bë në vitet nëntëdhjetë gazetari kryesor politik në Kosovë. Fillimisht ka punuar si gazetar/redaktor, ndërsa nga vitit 1993 ka qenë udhëheqës i Qendrës për Informim të Kosovës, e cila, nga themelimi më 1991, kreu punën e agjencisë kombëtare të lajmeve. Maloku për gati gjashtë vjet e udhëhoqi Qendrën për Informim, e cila kreu punë jo vetëm në rrafshin e informimit në Kosovë, po edhe të profilizimit e promovimit të gazetarisë kombëtare e kritike politike. Gjakimi i Kosovës së pavarur, me rend demokratik e rezistencë të përgjithshme ndaj okupimit serb, është pakëputshëm peri që lidhi shkrimet e Malokut në Qendrën për Informim të Kosovës apo në gazetat e të përkohshmet e tjera në shqip në Kosovë e gjetiu. Puna e Malokut, qëndrimi i tij kritik ndaj aktualitetit, por edhe qëndrimi në krye të një institucioni që po mbante barrën kryesore në informimin për jetën, luftën dhe mizoritë serbe në Kosovë, e vunë atë dhe familjen e tij para një varg kërcënimesh dhe rreziqesh. Herën e parë, në korrik të vitit 1998, atë e huqi plumbi i një atentatori të panjohur, që po e priste për ta vrarë në derë të banesës së tij. Mesazhi ishte shumë i qartë: kërkohej heshtja e Enver Malokut, heshtja e gazetarisë dhe e guximit për shprehje të lirë në Kosovë. Me meritën e Malokut dhe të kolegëve të tij fjala u shqiptua guximshëm e pacenueshëm dhe institucioni që drejtoi ai punoi si kurrë më parë në punë të informimit të opinionit të brendshëm e të jashtëm në kohë okupimi të egër e lufte të ashpër. Por, në pasditen e 11 janarit 1999, atentatorët tash ishin më shumë dhe, për fat të keq, nuk e huqën cakun. Pak metra prej banesës së tij në përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës. Në komentet e kohës kur u vra, u tha me të drejtë se vrasja e Enver Malokut ishte vepër e qarqeve antishqiptare, të cilat kishin për qëllim të pengonin informimin në gjuhën shqipe, si edhe procesin për realizimin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës.

Më 4 prill 2016, Presidebtja e Republikës së Kosovës, SHT Atifete Jahjaga, e ka dekoruar Enver Malokun me Urdhërin “Hero i Kosovës”, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësine e Kosovës.

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova për kontributin e tij në shtetndërtimin e Kosovës, e ka dekoruar Enver Malokun me Urdhërin “Medalja e Artë e Pavarësisë”.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqësia e Tij, z. Bujar Nishani, e ka dekoruar Enver Malokun me Medaljen “Urdhëri i Artë i Shqiponjës”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me iniciativë dhe nën Patronatin e Presidentit Rugova, për ta nderuar veprimtarinë e tij, më 12 korrik 2005 në Prishtinë, në vendin ku është vrarë, Enver Malokut i është ngritur një Monument.

Për nder të veprimtarisë së tij të pashoq, shumë rrugë e shkolla në Kosovë mbajnë emrin “Enver Maloku”.

Poste të ngjashme

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Humb jetën një 29-vjeçar pasi u godit nga krani në vendin e punës

24/04/2026, 7:09

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Gjakovës, ku një punëtor i ri ka humbur jetën...

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

24/04/2026, 6:57

Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të organizohet...

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

24/04/2026, 6:53

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, në emisionin DPT te Fidani ka folur edhe për kthimin e ish-presidentes...

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Lajmi i fundit

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Humb jetën një 29-vjeçar pasi u godit nga krani në vendin e punës

24/04/2026, 7:09
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

24/04/2026, 6:57
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

24/04/2026, 6:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv