E enjtja sjell dy përballjet e fundit të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, të cilat pritet të jenë vendimtare për ecurinë e klubeve drejt objektivave sezonalë.
Pas ndeshjes së parë të zhvilluar të martën dhe dy përballjeve të djeshme, sot (18 prill) do të luhen edhe dy takimet e fundit të kësaj xhiroje.
Drita do të përballet me Prishtinën në stadiumin me bari artificial, me gjilanasit që kërkojnë pikë të plota për të qëndruar në garë për titull, ndërsa kryeqytetasit synojnë një rezultat pozitiv për të përforcuar pozitat në tabelë.
Ndërkohë, kampioni në fuqi, Ballkani, do të jetë nikoqir i Gjilanit në stadiumin e qytetit në Suharekë – një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar, duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve për të dy skuadrat.
Të dyja takimet janë caktuar të fillojnë nga ora 15:00.