https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sot tentativa e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Sot tentativa e 14-të për konstituimin e Kuvendit

Sot është përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Ngërçi institucional vazhdon, me Lëvizjen Vetëvendosje që këmbëngul në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndonëse nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për ta zgjedhur atë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryeministri në detyrë Albin Kurti ritheksoi qëndrimin e partisë së tij, duke theksuar se kjo e drejtë i takon ekskluzivisht subjektit fitues të zgjedhjeve.

“Konstituimi i Kuvendit është i qartë dhe depolitizuar. Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese,” deklaroi Kurti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai u shpreh se procedura është formale dhe nuk kërkon koalicione apo negociata.

https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

“S’kërkohet koalicion. Duke e interpretuar ashtu siç e ka interpretuar, Gjykata e ka depolitizuar seancën konstituive, duke e kthyer atë në një formalitet procedural. Pra nuk ka nevojë për koalicione e kalkulime në këtë hap konstituiv. Ajo çka opozita po bën, është bllokadë e panevojshme që ndoshta synon të krijoj imazhin e një Kosove në krizë,” tha ai.

ADVERTISEMENT

Kurti hodhi poshtë çdo mundësi kompromisi për emrin e Haxhiut dhe këmbënguli se partia e tij ka ofruar një propozim legjitim dhe të drejtë.

“Ne nuk po i kërkojmë opozitës ta votoj qeverinë, por kryetaren e Parlamentit. Zgjedhja e qeverisë është politike dhe nuk kemi propozuar për konstituim të Kuvendit thjesht një emër, kemi propozuar një kandidate grua e cila është njëherit edhe gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit. Disa thonë ‘dikë tjetër por jo Albulena Haxhiun’, disa tjerë thonë ‘pranojmë vetëm këtë apo atë emër’ e disa të tjerë thonë ‘askënd nga Lëvizja Vetëvendosje’, por propozimi është i yni, jo i tyre. Ne nuk po kërkojmë që Albulena të jetë propozimi i tyre dhe Kuvendi konstituohet kur të votohen edhe pesë nënkryetarët,” theksoi Kurti.

Ai gjithashtu mohoi çdo përgjegjësi për bllokadën aktuale, duke fajësuar opozitën për pengesat.

“Ne s’jemi bllokuar, sepse kemi propozuar kandidatin tonë. E kemi bërë në fillim menjëherë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër apo ata që s’votojnë fare,” përfundoi Kurti.

 

Post Views: 99

Poste të ngjashme

Vidhen dy vetura në Pejë

Raportohet se disa motoçiklistë në Gjakovë shfaqën simbole nacionaliste, deklarohen nga Policia

11/05/2025, 16:15

Policia ka pranuar një informatë se disa motoçiklistë kanë kaluar nëpër Gjakovë, duke shfaqur simbole nacionaliste me qëllim provokimi. Megjithatë,...

Njihuni me parashikimin e motit për sot, temperaturat deri në 21 gradë

Moti javën e ardhshme me diell, vranësira dhe reshje shiu

11/05/2025, 15:40

Java e ardhshme parashihet të jetë e paqëndrueshme, diell, vranët dhe reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur...

Bajrami i kujton Kusari-Lilës përgjegjësinë e deputetëve ndaj qytetarëve për çmimin e energjisë

Bajrami i kujton Kusari-Lilës përgjegjësinë e deputetëve ndaj qytetarëve për çmimin e energjisë

11/05/2025, 12:34

Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është drejtuar deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës “të mos frikësohet” nga...

Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

Këta janë personat e përfshirë në therjen me thikë në Podujevë – Njëri dërgohet në mbajtje për 48 orë

11/05/2025, 11:49

Gazeta Sinjali ka siguruar detajet dhe emrat e personave të përfshirë në një përleshje të dhunshme që ndodhi më 10...

Rama: Të presim çfarë do të thotë populli

Rama: Të presim çfarë do të thotë populli

11/05/2025, 10:53

Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka votuar sot së bashku me bashkëshorten e tij,...

Lajmi i fundit

Vidhen dy vetura në Pejë

Raportohet se disa motoçiklistë në Gjakovë shfaqën simbole nacionaliste, deklarohen nga Policia

11/05/2025, 16:15
Njihuni me parashikimin e motit për sot, temperaturat deri në 21 gradë

Moti javën e ardhshme me diell, vranësira dhe reshje shiu

11/05/2025, 15:40
Bajrami i kujton Kusari-Lilës përgjegjësinë e deputetëve ndaj qytetarëve për çmimin e energjisë

Bajrami i kujton Kusari-Lilës përgjegjësinë e deputetëve ndaj qytetarëve për çmimin e energjisë

11/05/2025, 12:34
Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro, policia arreston dy persona – njëri zyrtar i ATK-së

Këta janë personat e përfshirë në therjen me thikë në Podujevë – Njëri dërgohet në mbajtje për 48 orë

11/05/2025, 11:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv