https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Spanjollë, sllovakë, francezë: kush janë eurodeputetët që votuan kundër heqjes së vizave?

Spanjollë, sllovakë, francezë: kush janë eurodeputetët që votuan kundër heqjes së vizave?
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) dje ka votuar pro marrëveshjes për liberalizimin e vizave për Kosovën.

48 eurodeputetë votuan pro, 7 kundër dhe 3 abstenuan, raporton Express.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në faqen zyrtare të Parlamentit Europian tashmë janë publikuar edhe votat e deputetëve.

Por, kush janë shtatë eurodeputetët që s’ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovën?

Eurodeputeti Jorge Buxadé Villalba nga grupi parlamentar ECR – Konservatorët dhe Reformistët Europianë, i cili është një grup politik euroskeptik i butë, anti-federalist i Parlamentit Europian. Villalba është avokat dhe politikan spanjoll, i cili u zgjodh anëtar i PE-së në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019 në Spanjë.

Eurodeputeti Gunnar Beck nga grupi parlamentar Identitet dhe Demokraci, i cili është një grup politik i krahut të djathtë në PE, i formuar më 2109. Ai përbëhet nga parti kombëtare nacionaliste, populiste të krahut të djathtë dhe euroskeptikë nga dhjetë vende europiane. Beck është politikan, akademik dhe avokat gjerman.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Eurodeputeti Tom Vandendriessche është nga grupi i njëjtë parlamentar sikurse Beck. Ai është politikan dhe biznesmen belg.

Eurodeputeti Milan Uhrík është nga grupi parlamentar NI, një shkurtesë për Non-Inscrits, që nuk i përkasin grupeve politike të njohura. Uhrik është politikan sllovak i cili u zgjodh si deputet i Parlamentit Europian në vitin 2019.

Eurodeputetja Isabel Benjumea Benjumea nga grupi parlamentar EPP. Grupi i Partisë Popullore Europiane është grup politik i qendrës së djathtë të PE-së i përbërë nga deputetë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Europiane (EPP). Benjumea është politikane spanjolle që shërben si deputete në PE që nga viti 2019.

Eurodeputetja Nadine Morano është po ashtu nga grupi parlamentar EPP. Ajo është politikane franceze e republikanëve, e cila shërben në PE që nga viti 2014. Më parë ka qenë edhe ministre në Francë.

Eurodeputeti Maite Pagazaurtundúa nga grupi parlamentar Renew, i cili është një grup politik liberal, pro-europian i Parlamentit Europian i themeluar për mandatin e nëntë të PE-së.

Ndërkaq, dy eurodeputetët që abstenuan janë: eurodeputetja sllovake Lucia Ďuriš Nicholsonová, si dhe eurodeputetët spanjollë Domènec Ruiz Devesa dhe Javier Moreno Sánchez.

Poste të ngjashme

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar

03/05/2026, 16:05

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy vetuave që ka ndodhur sot rreth orës 14:10 në...

Lajmi i fundit

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv