https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave

Spitali i Ferizajt: Nëna e mbylli derën e tualetit, foshnjën e lindur e hodhi në koshin e mbeturinave
Share on FacebookShare on Twitter

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka dhënë detaje lidhur me foshnjën e vdekur në Emergjencën e këtij institucioni.

Sipas këtij spitali, pacientja është paraqitur në spital me ankesa për obstipacion (kapsllëk) dhe, në një moment, ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën.

“Pas insistimit dhe presionit nga stafi mjekësor, të cilët kishin dëgjuar zërin e një foshnjeje, dera është hapur. Nëna kishte prerë kordonin umbilikal të foshnjës dhe e kishte hedhur atë në koshin e mbeturinave, në gjendje të rëndë dhe hipotermike.”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Aty thuhet se menjëherë janë ndërmarrë masat emergjente për trajtimin e nënës dhe foshnjës, të cilat janë transferuar në repartet e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë. Sipas njoftimit, ekipi multidisiplinar, me përfshirjen edhe të anesteziologut, ka filluar menjëherë të gjitha procedurat reanimatore.

Sapo është konstatuar rasti, thuhet në njoftim, stafi shëndetësor ka njoftuar organet kompetente, përkatësisht Policinë e Kosovës.

“Foshnja është pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme reanimatore nga ekipi multidisiplinar i spitalit. Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe trajtimit intensiv nga personeli mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë.”, thuhet tutje.

ADVERTISEMENT

Lidhur me rastin, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria, të cilat kanë iniciuar hetimet. “Në procedurë janë përfshirë edhe inspektorët shëndetësorë dhe ekspertiza mjeko-ligjore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.”, thuhet në njoftim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka njoftuar se është duke bashkëpunuar plotësisht me organet e drejtësisë dhe institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe respektimit të privatësisë së palëve të përfshira, për momentin nuk mund të ofrohen detaje shtesë”, përfundon njoftimi. /Klankosova.tv

Poste të ngjashme

“Mos pritoni, regjistrohuni”, Haradinaj thirrje mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit

“Mos pritoni, regjistrohuni”, Haradinaj thirrje mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit

07/05/2026, 12:06

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për zgjedhjet që pritet të mbahen më 7 qershor....

Aida Dërguti i bashkohet PDK-së

Aida Dërguti i bashkohet PDK-së

07/05/2026, 11:59

Aida Dërguti i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook,...

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

07/05/2026, 11:57

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Turqi është takuar me Ministrin e Shtetit për Mbrojtje të...

“Vaksina nuk shkakton autizëm”, Kodra flet pas 5 rasteve me fruth

“Vaksina nuk shkakton autizëm”, Kodra flet pas 5 rasteve me fruth

07/05/2026, 11:55

Pesë fëmijë të prekur me fruth po trajtohen aktualisht në Klinikën Infektive, pasi nuk kanë marrë vaksinën kundër kësaj sëmundjeje....

Haxhiu me thirrje ndaj ndërkombëtarëve për trajtimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Haxhiu me thirrje ndaj ndërkombëtarëve për trajtimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

07/05/2026, 11:44

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se vërejtjet e CERD-it ndaj Serbisë kanë konfirmuar shqetësimet për trajtimin...

Lajmi i fundit

“Mos pritoni, regjistrohuni”, Haradinaj thirrje mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit

“Mos pritoni, regjistrohuni”, Haradinaj thirrje mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit

07/05/2026, 12:06
Aida Dërguti i bashkohet PDK-së

Aida Dërguti i bashkohet PDK-së

07/05/2026, 11:59
Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

Maqedonci takohet me homologun e tij britanik në Turqi

07/05/2026, 11:57
“Vaksina nuk shkakton autizëm”, Kodra flet pas 5 rasteve me fruth

“Vaksina nuk shkakton autizëm”, Kodra flet pas 5 rasteve me fruth

07/05/2026, 11:55
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv