https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sporti dhe mërgata dy fokuset e Ragip Xhakës në kandidaturën për deputet

Sporti dhe mërgata dy fokuset e Ragip Xhakës në kandidaturën për deputet
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ragip Xhaka, babai i Granitit dhe Taulantit është zyrtarizuar si kandidat për deputet në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sporti dhe mërgata janë dy fokuset kryesore të Ragip Xhakës në angazhimin e tij si deputet i mundshëm.

“Me nderim dhe përgjegjësi të madhe, zyrtarizoj kandidaturën time për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me numrin 34 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. Vendimi im për t’u bërë pjesë e kësaj gare buron nga dëshira ime e madhe për të kontribuar me përkushtim dhe përgjegjësi për Kosovën, mërgatën dhe çdo qytetar të këtij vendi që meriton përfaqësim dinjitoz dhe zgjidhje për problemet e tij.
Si një baba krenar i dy sportistëve të njohur ndërkombëtarisht, Granit dhe Taulant Xhaka, e njoh fuqinë e sportit si një urë lidhëse mes njerëzve, si një mjet për të promovuar vlerat dhe identitetin tonë kombëtar, dhe si një fushë që kërkon më shumë përkrahje institucionale. Sporti do të jetë një nga prioritetet e mia, duke u angazhuar për investime më të mëdha në infrastrukturën sportive dhe për krijimin e mundësive për të rinjtë e talentuar, që ata të zhvillojnë potencialin e tyre brenda Kosovës.
Një tjetër shtyllë e rëndësishme e angazhimit tim është mërgata jonë. Si dikush që ka jetuar jashtë vendit, e di sfidat, sakrificat dhe potencialin që kanë bashkatdhetarët tanë. Angazhimi im do të jetë për fuqizimin e lidhjeve mes Kosovës dhe mërgatës, krijimin e kushteve që ata të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, si dhe garantimin e të drejtave të tyre politike dhe ekonomike.
Kosova meriton më shumë, dhe jam i gatshëm të jap të gjithë energjinë time për një të ardhme më të ndritur për secilin prej jush. Ju ftoj që më 9 shkurt të më përkrahni me numrin 34, duke votuar për një zë që do të përfaqësojë me dinjitet interesat e Kosovës dhe të çdo qytetari të saj” shkruan Ragip Xhaka në njoftim.

Post Views: 191

Poste të ngjashme

Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian!

Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian!

12/09/2025, 18:05

  Teksti për postim: Myzhde! Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian! Ministria e Sportit ka nënshkruar kontratën për...

Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

12/09/2025, 17:10

Sot rreth orës 15:50 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku...

Xhevdet Pozhari i di punët e Amerikës më mirë se Amerika: Nuk ka krizë, ka keqinformim

Xhevdet Pozhari i di punët e Amerikës më mirë se Amerika: Nuk ka krizë, ka keqinformim

12/09/2025, 16:31

Analisti Xhevdet Pozhari po thotë se Kosova nuk ka krizë në raportet me Amerikën. Por, keqinformim. Edhe pse Ambasada e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Të shtëna me armë në Pejë, një person plagoset – I dyshuari në kërkim

12/09/2025, 16:28

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në rrugën “Papa Klementi” në Pejë. Rastin e ka...

Ligji i Pagave | Populli mbetet prapa, Osmani, Kurti e Konjufca me rroga të majme

Osmani shpreh shqetësim për vendimin e Amerikës: Do të angazhohem maksimalisht që ky dialog të rifillojë sa më shpejt

12/09/2025, 16:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje e shqetësim për pezullimin e Dialogut Strategjik të Amerikës me Kosovën. Ajo...

Lajmi i fundit

Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian!

Prizreni po bëhet me stadium të nivelit europian!

12/09/2025, 18:05
Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

Detaje nga plagosja në Pejë, dyshohet se i përfshirë është futbollisti kosovar

12/09/2025, 17:10
Xhevdet Pozhari i di punët e Amerikës më mirë se Amerika: Nuk ka krizë, ka keqinformim

Xhevdet Pozhari i di punët e Amerikës më mirë se Amerika: Nuk ka krizë, ka keqinformim

12/09/2025, 16:31
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Të shtëna me armë në Pejë, një person plagoset – I dyshuari në kërkim

12/09/2025, 16:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv