Kryerari i deges së LDK-së në Poduejeve Ekrem Hyseni permes nje postimi ne rrjetin social Facebook ka bere te ditur se sot ka mbajtur nje takim inagurues me strukturat e deges së LDK-së ne Podujeve.
Postimi i plotë:
Patëm knaqësinë e veçantë që në takimin tonë të parë solemn dhe inaugurues me strukturat e reja të degës së LDK-Podujevë të dala nga kuvendi i fundit zgjedhor ta kemi musafir, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Me këtë rast, kryetari Abdixhiku uroj strukturat e reja dhe krahas kësaj i njoftoi ato për zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi tyre.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe për hapat që do të ndërmarr LDK në Podujevë për ta kundërshtuar qeverisjen skandaloze dhe korruptive të instaluar tash e dy vite në Podujevë.
Prezent në këtë takim ishin edhe asambleistët tonë, të cilët do të punojnë ngusht me departamentet e degës për t’i adresuar problemet dhe nevojat e qytetarëve llapjanë që vijnë si pasojë e qeverisjes së keqe dhe për t’i prezantuar alternativat tona për zgjidhjen e tyre.
Në këtë rrugëtim do të koordinohemi, e do të punojmë ngusht me strukturat tona, kryetarë e kryesi të nëndegëve, aktivistë e qytetarë dhe secilin që është i gatshëm të jap kontribut për rikthimin LDK-së.
Na priftë e mbara!