Strukturat paralele ilegale serbe kanë filluar përgatitjen për të penguar qasjen në objektin e Komunës së Zubin Potokut, ku pritet të betohet kryetari i ri, Izmir Zeqiri.
KosovaPres raporton duke u thirrur në burime se në derën kryesore të objektit komunal në Zubin Potok disa persona tashmë kanë filluar të vendosin rrethoja prej hekuri.
“Sot janë paëe disa persona në hyrje të objektit të Komunës duke vendosur rrethoja prej hekuri”, ka thënë burimi.