https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sulm me armë zjarri në Pejë

Sulm me armë zjarri në Pejë

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Komunën e Pejës, ku një person ka njoftuar se djali i tij është sulmuar nga persona të panjohur.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh, teksa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se, me datën dhe kohën e cekur, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-djalit të tij. Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar”.

Nga ky rast janë konfiskuar edhe fishekë teksa rasti po vazhdon të hetohet ndërsa është informuar dhe konsultuar edhe prokurori.

“Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar”, thuhet në njoftimin e plotë.

Autoritetet policore kanë deklaruar se viktima s’ka qenë i qasshëm për t’u intervistuar.

Ndërsa në Hajvali një oficer korrektues është sulmuar fizikisht, rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Viktima mashkull kosovar oficer korrektues ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Kurse, për 24 orë, Policia e Kosovës, ka sekuestruar në dy raste të ndara armëmbajtje pa leje.

ADVERTISEMENT

Rasti i parë ka ndodhur në Zllakuqan të Klinës ku thuhet se, “është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se nga i njëjti është sekuestruar një pistoletë”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pas inicimit  të rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është thënë se është liruar në procedurë të rregullt.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Për armëmbajtje pa leje një person është arrestuar edhe në Gjakovë, por që më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se nga i njëjti është sekuestruar një armë automatike AK 47”.

Përveç këtyre rasteve, katër të tjera janë raportuar për dhunë në familje e për të cilat është iniciuar hetim nga policia./Albanina Post

Poste të ngjashme

Serbia thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

Serbia thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

04/12/2025, 21:33

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se një shtetas shqiptar është arrestuar sonte në pikën kufitare në Merdare. Siç...

LDK “ringjall kufomën politike”, AKR-në: ‘Kryetari’ Makolli me 197 vota futet në listë si koalicion, por Abdixhiku nuk ka vend për Agim Veliun

LDK “ringjall kufomën politike”, AKR-në: ‘Kryetari’ Makolli me 197 vota futet në listë si koalicion, por Abdixhiku nuk ka vend për Agim Veliun

04/12/2025, 18:36

I gjendur përballë kritikave për ‘eliminimin’ politik nga struktura e partisë të figurave eminente të LDK-së, siç është edhe Agim...

Hargreaves pas takimit me Abdixhikun: Duhet formim i shpejtë i institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Hargreaves pas takimit me Abdixhikun: Duhet formim i shpejtë i institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

04/12/2025, 16:51

Jonathan Hargreaves ka deklaruar sot se është takuar në mëngjes me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun,...

Lushtaku për Lladrovcin: Për mua nuk është PDK, por unë i respektoj vendimet e kryetarit dhe kryesisë

Lushtaku për Lladrovcin: Për mua nuk është PDK, por unë i respektoj vendimet e kryetarit dhe kryesisë

04/12/2025, 16:47

Kryetari i ri i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një prononcim për T7 ka komentuar kthimin e Ramiz Lladrovcit në PDK....

Ndalohet kombi në Dumnicë me dy lopë pa dokumente

Ndalohet kombi në Dumnicë me dy lopë pa dokumente

04/12/2025, 9:22

Policia ka bërë të ditur se në fshatin Dumnicë të Podujevës është ndaluar një kombi të mërkurën, në të cilin...

Lajmi i fundit

Serbia thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

Serbia thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare: Iu gjet një flamur me logo të UÇK’së

04/12/2025, 21:33
LDK “ringjall kufomën politike”, AKR-në: ‘Kryetari’ Makolli me 197 vota futet në listë si koalicion, por Abdixhiku nuk ka vend për Agim Veliun

LDK “ringjall kufomën politike”, AKR-në: ‘Kryetari’ Makolli me 197 vota futet në listë si koalicion, por Abdixhiku nuk ka vend për Agim Veliun

04/12/2025, 18:36
Hargreaves pas takimit me Abdixhikun: Duhet formim i shpejtë i institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Hargreaves pas takimit me Abdixhikun: Duhet formim i shpejtë i institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

04/12/2025, 16:51
Lushtaku për Lladrovcin: Për mua nuk është PDK, por unë i respektoj vendimet e kryetarit dhe kryesisë

Lushtaku për Lladrovcin: Për mua nuk është PDK, por unë i respektoj vendimet e kryetarit dhe kryesisë

04/12/2025, 16:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv