https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sulm ndaj Policisë së Kosovës në veri, persona të panjohur gjuajnë në drejtim të patrullës – s’ka të lënduar

Sulm ndaj Policisë së Kosovës në veri, persona të panjohur gjuajnë në drejtim të patrullës – s’ka të lënduar

Një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar me plumba në veri, nga persona të panjohur.

Përmes një komunikate, nga policia njoftojnë se sulmi me armë zjarri ka ndodhur në drejtim të patrullës policore, e cila ka qenë me detyrë zyrtare lokacionin Banjskë – Izvor të komunës së Zveqanit, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Nuk raportohet për të lënduar, përpos dëmeve në veturë.

Policia njofton se ka identifikuar një veturë të braktisur, me targa të dyshuara, në afërsi ku ndodhi sulmi, si dhe gjurmët e personave që dyshohet të jenë autorët.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distance prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast. Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Sot person/a të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare lokacionin Banjskë – Izvor të komunës së Zveqanit.

ADVERTISEMENT

Policia ka njoftuar se fatmirësisht nuk raportohet për zyrtar policor të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, përkatësisht në dritaren/xhamin e automjetit zyrtar nga ana e majtë e vozitësit, i cili dyshohet të ketë qenë edhe cak i sulmit me armë zjarri.

Lidhur me rastin janë ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore, përfshirë edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nga ku është konstatuar se vetura është goditur me një predhë të armës së zjarrit.

Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distance prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast. Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Automjeti i dyshuar i cili ka poseduar targa të dyshuara, të cilat dyshohet se nuk i përkasin të njëjtit automjet, është konfiskuar nga Policia e Kosovës për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore dhe të ekzaminimit.

Në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar”, thuhet në komunikatë.

Poste të ngjashme

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

02/03/2026, 22:54

Një djalë i ri nga Lipjani ka pësuar aksident të rëndë me motor, si pasojë e të cilit ka marrë...

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

02/03/2026, 22:02

  Mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, mediat raportojnë se Irani po shqyrton mundësinë e një sulmi iranian...

Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

02/03/2026, 21:15

Ka ndërruar jetë ish-Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Hilmi Zhitia. Lajmin për media e ka bërë të ditur familja përmes...

Këta janë dy të rinjët që kanë vdekur pas aksidentit në Itali

Këta janë dy të rinjët që kanë vdekur pas aksidentit në Itali

02/03/2026, 21:02

Dy të rinj nga Mitrovica kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e...

Haxhiu: Lirimi i policëve dëshmon skemat e Beogradit, ndërkombëtarët ta pranojnë

Haxhiu: Abdixhiku dhe Kurti takohen sot, mbetet të shihet se çfarë do të dalë nga ky diskutim

02/03/2026, 12:47

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së Presidentit është një moment i rëndësishëm...

Lajmi i fundit

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

I riu nga Lipjani aksidentohet rëndë me motor, kërkohet ndihmë urgjente për t’i mbuluar shpenzimet mjekësore

02/03/2026, 22:54
Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Mediat: Do sulmojë bazën e Muxhahedinëve

02/03/2026, 22:02
Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

Vde’s ish-kryeprokurori i Shtetit, Hilmi Zhitia

02/03/2026, 21:15
Këta janë dy të rinjët që kanë vdekur pas aksidentit në Itali

Këta janë dy të rinjët që kanë vdekur pas aksidentit në Itali

02/03/2026, 21:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv