https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Sulmuesit e Valon Sylës i kërkuan “mëshirë” Gjykatës: S’tentuam të arratiseshim, i pamë krejt lajmet

Sulmuesit e Valon Sylës i kërkuan “mëshirë” Gjykatës: S’tentuam të arratiseshim, i pamë krejt lajmet

Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, ndodhën në paraburgim si të dyshuar për sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Ndaj tyre ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

I dyshuari Lum Dervishi ka deklaruar në gjykatë se ndjen keqardhje që ka ndodh rasti dhe sipas tij nuk kishte motive, por ka qenë e momentit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Për shkak se ka fyer pejgamberin a.s.,”, është deklarata e të dyshuarit Dervishi,  duke i propozuar gjykatës që t’i shqiptojë një masë më të lehtë sesa kjo e paraburgimit.

Edhe Kenan Hasani ka deklaruar se sulmi fizik ndaj gazetarit Syla ka qenë i momentit dhe se nuk ka qenë i planifikuar apo diçka tjetër.

Vëllai i tij, Okan Hasani, ka deklaruar në gjykatë se nuk e pranon paraburgimin dhe se nuk kanë pasur të arratisen pas sulmit. Sipas tij, edhe pas sulmit kanë qarkulluar lirshëm edhe pse i kanë pa lajmet në media për gazetarin Syla dhe deklaroi se pasi kanë pranuar telefonatën nga policia nuk kanë rezistu.

“Dua të shtoj se nuk e pranoj paraburgimin e para se na nuk këna pas mu arratis por qysh ka ndodh rasti e shpjeguan edhe këta, na edhe mas rastit këna qarkullu lirshëm, i këna pa edhe lajmet edhe krejt dhe s’kena tentu mu arratisë ose diçka, masi na ka ardhë telefonata prej policisë s’kena rezistu, këna pranu kanë ardhë me na marrë…”, është shprehur ai në gjykatë, transmeton Gazeta Express.

Masën e paraburgimit e kanë kundërshtuar mbrojtësit e të dyshuarve, por gjykata ka vendosur 1 muaj paraburgim ndaj tyre, masë kjo që do t’u zgjasë deri me 13 maj.

Si rrethanë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ndër të tjera gjykata e ka marrë në konsideratë peshën e veprës penale, karakteristikat personale të të pandehurve dhe mënyrën e organizimit për sulm në kohë të shkurtë ndaj Sylës.

“…tregon rrezikun se të njëjtit mund ta përsërisin veprën penale, duke marrë parasysh organizimin e grupit shumë mirë në kohë të shpejtë, pastaj mënyrën profesionale të kryerjes së veprimeve kriminale dhe pasi që veprën penale për të cilën dyshohet se e kanë kryer, e kanë kryer për një kohë të shkurtë”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Njëri nga avokatët e gazetarit Valon Syla, Fisnik Salihu tha për Express se rasti është në fazën hetimore dhe nuk kanë ndonjë informacion se kur pritet të jap deklaratën e tij Syla para prokurorisë.

“Në gjykatë e kemi marrë vendimin për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve e sa i përket deklaratës së Valonit nuk e dijmë ende sepse nuk kemi ndonjë informacion prej prokurorisë se edhe prokurorin e rastit nuk patëm mundësi me taku. Është fazë hetimore, tash prokurori do t’i marrë deklaratat prej palëve dhe Valon Sylës, nga të pandehurit dhe provave të tjera, është fazë hetimore”, tha avokati Salihu.

Prokuroria e përshkruan se të dyshuarit të motivuar ideologjikisht kanë përcjellë gazetarin Syla nga T7 deri në Breg të Diellit, të cilin më pas e kanë sulmuar me grushte në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datën 11.04.2023 rreth orës 23:00, në Prishtinë, të motivuar me ideologji ekstreme radikale islamike e me motiv të nxitjes së urrejtjes fetare përçarjes dhe mosdurimit ndaj gazetarit Valon Syla për shkak të një postimi në Facebook për profetin Muhamed dhe profetin Isa, paraprakisht e përcjellin të dëmtuarin nga TV T7 dhe me të arritur afër restorantit “Image” në Prishtinë, duke ia rrezikuar sigurinë e sulmojnë fizikisht me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime”.

Avokati Arbër Jashari, ka shpjeguar për Express se vepra penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” hyn në kuadër të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që janë ndër veprat me të rënda që ka paraparë Kodi Penal, shpjegon Jashari.

“Në parim për këtë vepër është paraparë dënim me burgim deri në 5 vjet, ndërsa për forma të rënda dhe te kualifikuara, burgim deri ne 8 ose 10 vjet”, u shpreh ai për Express.

Gazeta Express ka publikuar pamjet nga sulmi që i është bërë gazetarit Syla.

Pamjet mund t’i shihni duke klikuar në këtë LINK.

Poste të ngjashme

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

30/12/2025, 17:09

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30/12/2025, 16:26

Gazeta Sinjali ka mësuar se dy persona janè gjetur të vdekur në një vilë në Pejë. Lidhur me këtë, Sinjali...

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit sipas EXIT-POLL-it të “UBO Consulting”. I shfaqur në RTV Dukagjini,...

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00

Qazim Latifi ishte një nga qytetarët e parë në Podujevë, që shfrytëzoi të drejtën e votës. Ai ka thënë se...

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Lajmi i fundit

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës

E trishtë: Ky është njëri nga viktimat që u gjet pa shenja jete në një vilë në Pejë

30/12/2025, 17:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30/12/2025, 16:26
EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

EXIT-POLL-i i UBO-s, kjo është partia fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit

28/12/2025, 19:05
“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

“E kreva obligimin ndaj perenisë, tash erdha me votu”: Nga xhamia, qytetari i Podujevës shkon në qendër të votimit

28/12/2025, 8:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv