https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Supremja refuzon kërkesën për ndërprerje të paraburgimit në rastin e dallavereve me prona në Veternik

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për kërkesën për ndërprerje të paraburgimit në rastin e dyshimeve për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh me prona në lagjen Veternik.

Kjo gjykatë ka vendosur që të refuzojë si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i të dyshuarit M.M., kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës, raporton Klankosova.tv

Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendimin e datës 25 mars, të pandehurve M.M. dhe Zh.J. ua kishte vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy (2) muajsh.

Në procedurën ankimore, Apeli po ashtu kishte refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve dhe kishte vërtetuar aktvendimin e shkallës së parë.

“Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka ushtruar mbrojtësi i të pandehurit M.M., avokati Visar Vehapi, me propozim që aktvendimet e kundërshtuara të anulohen dhe çështja të kthehet në rivendosje, ose të ndryshohen duke e liruar të pandehurin nga paraburgimi, respektivisht duke e zëvendësuar paraburgimin me arrest shtëpiak dhe masa të tjera kufizuese.”

Por, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të paraqitura në kërkesë, Supremja vlerësoi se kërkesa është e pabazuar, transmeton Klankosova.tv

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas vlerësimit të Gjykatës, rezulton dyshimi i bazuar se i pandehuri mund të ketë kryer veprat penale për të cilat po zhvillohen hetimet.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Gjykata Supreme vlerëson se ekziston bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes; ndikimit në dëshmitarë dhe në bashkë të pandehur, asgjësimit të provave apo koordinimit të deklaratave me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale si dhe rreziku që i pandehuri, nëse lihet në liri, të përsërisë vepra penale të natyrës së njëjtë apo të ngjashme.

ADVERTISEMENT

I pandehuri, së bashku me persona të tjerë, dyshohet se ka falsifikuar dokumente pronësore dhe ka tentuar regjistrimin e tyre në Zyrën e Kadastrit në Komunën e Prishtinës për parcelën me numër P-…, me sipërfaqe prej 5976 m², e cila ndodhet në Veternik.

Gjykata Supreme konstatoi se gjykatat e instancave më të ulëta kanë dhënë arsyetim të mjaftueshëm dhe të bazuar lidhur me vazhdimin e paraburgimit dhe se në rastin konkret nuk janë shkelur dispozitat e procedurës penale.”

Poste të ngjashme

Mërgim Lushtaku dhe dhjetëra qytetarë grumbullohen para Policisë në Skenderaj

Mërgim Lushtaku dhe dhjetëra qytetarë grumbullohen para Policisë në Skenderaj

15/05/2026, 15:15

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është duke u intervistuar në stacionin policor në këtë qytet, lidhur me incidentin...

Punimet në Kardiologji, ankohen pacientët / drejtori Shatri: Po punohet në një pjesë të izoluar

Punimet në Kardiologji, ankohen pacientët / drejtori Shatri: Po punohet në një pjesë të izoluar

15/05/2026, 15:06

Në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pacientët përveç sëmundjeve, po pretendojnë se po përballen me...

Lushtaku po intervistohet në Polici, shefi i grupit të PDK-së në Skenderaj thirrje qytetarëve të mblidhen para stacionit

Lushtaku po intervistohet në Polici, shefi i grupit të PDK-së në Skenderaj thirrje qytetarëve të mblidhen para stacionit

15/05/2026, 15:04

Shefi i grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Alban Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

11 muaj burgim edukatores për dhunë ndaj fëmijëve në një kopsht në Ferizaj

15/05/2026, 14:49

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurës M.A., për shkak të veprave penale “keqtrajtim apo braktisja...

Shkolla “Xhavit Ahmeti” paditi Qeverinë, Supremja e aprovon si të themeltë

Shkolla “Xhavit Ahmeti” paditi Qeverinë, Supremja e aprovon si të themeltë

15/05/2026, 14:38

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 21 të Rregullores (QRK) Nr.19/2024 për procedurat e...

Lajmi i fundit

Mërgim Lushtaku dhe dhjetëra qytetarë grumbullohen para Policisë në Skenderaj

Mërgim Lushtaku dhe dhjetëra qytetarë grumbullohen para Policisë në Skenderaj

15/05/2026, 15:15
Punimet në Kardiologji, ankohen pacientët / drejtori Shatri: Po punohet në një pjesë të izoluar

Punimet në Kardiologji, ankohen pacientët / drejtori Shatri: Po punohet në një pjesë të izoluar

15/05/2026, 15:06
Lushtaku po intervistohet në Polici, shefi i grupit të PDK-së në Skenderaj thirrje qytetarëve të mblidhen para stacionit

Lushtaku po intervistohet në Polici, shefi i grupit të PDK-së në Skenderaj thirrje qytetarëve të mblidhen para stacionit

15/05/2026, 15:04
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

11 muaj burgim edukatores për dhunë ndaj fëmijëve në një kopsht në Ferizaj

15/05/2026, 14:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv